Ekonomia

Ulet papunësia/ INSTAT jep shifrat, rritje në sektorin e shërbimeve

Papunësia në Shqipëri në tre mujorin e tretë të vitit është ulur në nivelin e 10.5%, duke pësuar kështu një rënie historike.

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,1 % dhe për gratë 11,1 %. Por si i shohin ekspertët këto shifra?

“Pritshmëria që unë kisha për papunësinë duhet të ishte nën 10% sepse duke gjykuar nga numri i lartë i turistëve ku thuhet që të kemi patur rreth 10 milionë turistë dhe ky numër i lartë turistësh duhej të reflektoj në një papunësi më të ulët ndjeshëm pra nëse ne me 10 milionë turistë kemi pak a shumë vetëm 0,1 % më pak papunësi sesa tremujori i tretë i 2022-ishit këtu ka një shpjegim, punonjësit që ne kemi pasur kanë punuar në të zezë dhe nuk është reflektuar në punësim të ligjshëm”, tha Erald Pashaj, ekspert punësimi.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, rritje më të lartë të punësimit ka pasur në sektorin e shërbimeve me 6,1%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022.

“Shërbimet janë ato që në këtë 3 mujor kanë kulmin e tyre dhe tremujori i tretë që shënon periudhën korrik-gusht-shtator, periudha e kulmit turistik dhe me shërbimet që jepen gjatë gjithë zinxhirit të turizmit është e pritshme që të kishte një rritje pak më të madhe”, tha Pashaj.

Pavarësisht se kemi një ulje të papunësisë në rang vendi, nga shifrat e analizuara vihet re se papunësia është rritur tek të rinjtë e moshave nga 15-29 vjeç me 1.6% në këtë tremujor të tretë të vitit, duke arritur në 22%. Për të ndryshuar këtë gjë, eksperti thotë se të rinjtë duhen paguar më shumë, që niveli i papunësisë tek ta të arrijë nën 20%.

“Kemi sot një rritje te grup-mosha 15-29 vjeç pra ka më shumë të papunë kur ndërkohë kërkesa për punë ka. Kjo shpjegohet me faktin që pagat janë ende të ulëta pra nuk janë tërheqëse. Kjo ka disa arsye sepse këta të rinjtë mund të mbahen nga familja me një pagesë shumë të vogël e cila atyre ju mjafton dhe nuk është tërheqëse paga që iu ofrohet nga punëdhënësi për ta lënë pagesën që familja iu jep ndërsa e dyta është që është dhe çështje prestigji duke qenë se jetojmë në këtë botën e globalizuar, nuk e kanë për ndër që të shkojnë dhe të punojnë për 25 mijë lek të reja apo 30 mijë lek të reja”, tha Pashaj.

Mungesa e fuqisë punëtore është një ndër çështjet më problematike që vendi po përballet, që u re më së shumti gjatë sezonit turistik, ku ndonëse numri i turistëve ishte i lartë, mungonin punëtorë për tu ofruar shërbim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button