Zëdhënësi i kryeministrit irakian jep dorëheqjen për një këngë kushtuar… Sadamit!
Zëdhënësi i kryeministrit irakian, njoftoi sot dorëheqjen pas publikimit në internet të një videoje, bërë mbi 15 vjet më parë, ku ai interpretonte një këngë që i thurte himn presidentit të epokës, diktatorit Sadam Husein.
“Nuk dua të turpëroj shërbimin e postit të kryeministrit… Kërkova dorëheqjen nga funksionet e mia dhe ajo u pranua”, tha në Facebook Rafid Jabouri.
Në këtë video, Jabouri interpretonte një këngë që e përshkruante diktatorin si ”shpatë e së mirës kundër së keqes” dhe ku më pas thërriste “O Sadam Husein/ armiqtë e tu bien/ ndërkohë që ti mbetesh”.
Imazhet me Huseinin mbi një kalë të bardhë dhe me shpatë shoqëronin këtë këngë.
“Isha i ri dhe më mungonte përvoja edhe pse nuk isha anëtar i partisë Baas të Sadam Huseinit”, shtoi Jabouri, i cili ka qenë edhe gazetar i BBC-së./