Ekonomia

Ahmetaj: Dakordësi të plotë me FMN për buxhetin 2017

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj në një dalje publike për të mediat ka dhënë konkluzionet e rishikimit të programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Ai theksoi se qeveria ka pasur dakordësinë e FMN-së për buxhetin e vitit 2017, i cili do t’u shërbejë për reformat kryesore që po ndërmerren në vend. Nga ana tjetër Ahmetaj pohoi se rigjallërimi i ekonomisë do të ulë papunësinë, ndërsa po merren masa konkrete për stabilizimin e sektorit financiar.

“Ne kemi një dakordësi me FMN për buxhetin e vitit 2017. Falënderoj FMN për debatet konsturktive duke krijuar në paketë buxhetore për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Jemi në të tretin vit radhazi që kemi rritje të ekonomisë, duke kaluar pragun e 4 % në horizontin e afatmesëm.

Rritja ekonomike, investimet e huaja kryesisht ne sektorin e energjetikës kanë ndikuar pozitivisht. Shtmi i investimeve të huaja, stabilizimi i rritjes së partneritetit ekonomik do jenë shtyllat kryesore të rritjes afatmesme. Programi me FMN ka arritur të përmirësoj dukshëm ekuilibrat marko-ekonomik.

Në bashkëpunim me FMN kemi penguar të gjitha problemet. Buxheti i vitit 2017 është buxheti i financimit të reformave të rëndësishme strukturore, dhe produkteve për çdo sektor, duke siguruar që të ketë një shtesë”, tha Ahmetaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button