Zgjedhjet e pjesshme vendore, Ambasada Britanike-qytetarëve: Merr pjesë dhe bëje zërin tënd të dëgjohet
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë u është drejtuar me një mesazh qytetarëve të cilët votojnë sot për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të 6 Bashkive në vend.
“Nëse jeni votues në gjashtë bashkitë që votojnë sot në Shqipëri, keni mundësinë të vendosni se kush do ta drejtojë qytetin tuaj”, thekson ambasada Britanike.
Për vëzhgimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore, Ambasada Britanike thekson se ka angazhuar 4 ekipe në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë.
“Gjithashtu po punojmë me shoqërinë civile dhe institucionet shqiptare që zgjedhjet të përmbushin standardet më të larta”, deklaron ambasada.
Në mesazhin e publikuar, Ambasada Britanike u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votim.
“Merr pjesë dhe bëje zërin tënd të dëgjohet”, apelon ambasada.