☀
Tiranë 22°C · Kthjellët 12 June 2026
S&P 500 7,432 â–Č0.51%
DOW 51,274 â–Č0.84%
NASDAQ 25,894 â–Č0.33%
NAFTA 84.75 ▌3.37%
ARI 4,246 â–Č3.21%
đŸ’± VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,857 â–Č +0.51% ETH $1,672 â–Œ -0.79% XRP $1.1334 â–Œ -0.36% SOL $67.4100 â–Č +0.85%
S&P 500 7,432 â–Č0.51 % DOW 51,274 â–Č0.84 % NASDAQ 25,894 â–Č0.33 % NAFTA 84.75 â–Œ3.37 % ARI 4,246 â–Č3.21 % S&P 500 7,432 â–Č0.51 % DOW 51,274 â–Č0.84 % NASDAQ 25,894 â–Č0.33 % NAFTA 84.75 â–Œ3.37 % ARI 4,246 â–Č3.21 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Politika

🔮LIVE/ PS feston 35-vjetorin, Rama: Investimi nĂ« ZvĂ«rnec Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m, rrjetet sociale kanĂ« keqinformuar qytetarĂ«t

Partia Socialiste e ShqipĂ«risĂ« feston sot 35-vjetorin e themelimit me njĂ« aktivitet tĂ« madh tĂ« zhvilluar nĂ« Sheshin “Italia” nĂ« TiranĂ«, ku tĂ« pranishĂ«m janĂ« anĂ«tarĂ«, simpatizantĂ« dhe drejtues tĂ« lartĂ« tĂ« partisĂ«.

Në këtë organizim merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS-së, i cili shënon një moment të veçantë për socialistët, duke reflektuar mbi rrugëtimin politik të forcës që ka udhëhequr vendin në disa mandate qeverisëse dhe mbi rolin e saj në konsolidimin e institucioneve demokratike.

Aktiviteti i Partisë Socialiste nis me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi për të vijuar më pas me adresimin e Kryeministrit dhe njëkohësisht kryetarit të PS-së, Edi Rama.

I cili gjatë fjalës së tij pritet të përcjellë mesazhe mbi ecurinë e partisë, projektet e saj, si dhe vizionin për të ardhmen, përfshirë objektivin e integrimit europian.

Ky aktivitet vjen pas një turi takimesh në 12 qarqe të vendit, ku janë vlerësuar kontributet e socialistëve të vjetër dhe të rinj gjatë këtyre dekadave.

Në mesazhin e tij të shpërndarë më herët në rrjetet sociale, Rama ka uruar të gjithë anëtarët e PS-së, duke theksuar se partia mbetet e vendosur në misionin e saj historik për të çuar Shqipërinë drejt integrimit europian, me vitin 2030 si pikë kulmore për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ai ka nënvizuar se PS është sot një forcë politike moderne, e aftë të përshtatet me sfidat e kohës dhe të udhëheqë reformat e rëndësishme për shtetin ligjor, ekonominë e tregut dhe zhvillimin e vendit.

Rama: Investimi në Zvërnec është i domosdoshëm për ekonominë shqiptare

Në fjalën e tij, Rama iu drejtua themeluesve, përfaqësuesve dhe anëtarëve të partisë duke theksuar rëndësinë e këtij përvjetori dhe duke u ndalur tek debati i fundit mbi projektin e investimit në Zvërnec.

“TĂ« dashur themelues, pĂ«rfaqĂ«sues dhe anĂ«tarĂ« e anĂ«tare tĂ« familjes sonĂ« tĂ« madhe politike, puna e solli qĂ« pikĂ«risht nĂ« muajin e kremtimit tĂ« 35-vjetorit tĂ« lindjes sĂ« PS, njĂ« masĂ« e madhe njerĂ«zish tĂ« dilnin vrullshĂ«m. Protesta nisi me zemĂ«rimin e drejtĂ« pĂ«r njĂ« akt dhune dhe me kĂ«rkesĂ«n e padrejtĂ« pĂ«r anulimin e njĂ« investimi madhor qĂ« do tĂ« ndikojĂ« ndjeshĂ«m parametrat ekonomikĂ« dhe socialĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ«,” tha Rama.

Kryeministri e cilësoi investimin si të domosdoshëm për ekonominë shqiptare, duke theksuar se vlera e tij është më shumë se 1/7 e prodhimit të brendshëm bruto të vendit.

“Ky investim Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se 1/7 e PBB-sĂ« sĂ« vendit tonĂ«. VetĂ«m ky projekt Ă«shtĂ« dy herĂ« e gjysmĂ« mĂ« shumĂ« se sa stoku i investimeve tĂ« huaja nĂ« ShqipĂ«ri vitin e kaluar,” u shpreh ai.

Rama akuzoi rrjetet sociale pĂ«r keqinformim dhe pĂ«rhapje tĂ« gjysmĂ« tĂ« vĂ«rtetave, duke i cilĂ«suar si “apokalips digjital” qĂ« ka nxitur zemĂ«rimin e qytetarĂ«ve.

“E vĂ«rteta Ă«shtĂ« qĂ« edhe unĂ« po tĂ« isha qytetar qĂ« informohet nga rrjetet sociale, duke parĂ« e dĂ«gjuar gjysmĂ« tĂ« vĂ«rteta tĂ« fryra nga lloj-lloj videosh e fotosh – pelikanĂ« tĂ« ngordhur, flamingo nĂ« arrati, gradaçela mbi lagunĂ«n dhe mbi Sazanin do kisha dalĂ« nĂ« bulevard i llahtarisur nga ky apokalips digjital,” theksoi Rama.

Ai shtoi se anulimi i projektit, siç kërkohet nga protestuesit, do të ishte një gabim i madh dhe një humbje për të ardhmen e Shqipërisë.

“Pa diskutim, anulimi i njĂ« projekti kriminal qĂ« u trompetua me nota ulĂ«ritĂ«se si shitje e ishullit tĂ« vetĂ«m tĂ« ShqipĂ«risĂ«, si falje e njĂ« toke publike, si shkelmim brutal i sĂ« drejtĂ«s sĂ« pronĂ«s, do tĂ« dukej si gjĂ«ja mĂ« e pakta qĂ« duhet tĂ« ndodhte. Por e vĂ«rteta Ă«shtĂ« krejt ndryshe,” tha Rama.

Lajmi në zhvilli
.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

PĂ«r t'u pĂ«rgjigjur njĂ« komenti specifik, kliko butonin 💬 PĂ«rgjigju poshtĂ« atij komenti.

🔒 Komenti juaj do tĂ« publikohet pas miratimit nga moderatori.