☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 12 June 2026
S&P 500 7,422 ▲0.37%
DOW 51,175 ▲0.64%
NASDAQ 25,858 ▲0.19%
NAFTA 84.52 ▼3.64%
ARI 4,227 ▲2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,615 ▼ -0.05% ETH $1,666 ▼ -1.03% XRP $1.1309 ▼ -0.92% SOL $66.7400 ▼ -0.31%
S&P 500 7,422 ▲0.37 % DOW 51,175 ▲0.64 % NASDAQ 25,858 ▲0.19 % NAFTA 84.52 ▼3.64 % ARI 4,227 ▲2.75 % S&P 500 7,422 ▲0.37 % DOW 51,175 ▲0.64 % NASDAQ 25,858 ▲0.19 % NAFTA 84.52 ▼3.64 % ARI 4,227 ▲2.75 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama u drejtohet protestuesve: Nuk negocioj kontratën me ata që më kanë votuar

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur protestuesve që kundërshtojnë projektin e investimit turistik në zonën e Zvërnecit, duke i akuzuar se po mashtrohen me pretendimin se qeveria ka ndryshuar ligjin për zonat e mbrojtura për të favorizuar këtë zhvillim.

Duke folur në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, Rama tha se akuzat ndaj qeverisë janë të pabaza.

“Ejani të shikoni se kush ua ka thënë në mënyrë të përbindshme të përsëritur se ne paskemi ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura, për t’u hapur rrugë këtij zhvillimi, ju ka sharruar me një rrenë shumë të fortë”, tha Rama.

Gjithashtu, Rama bëri të ditur se ai nuk negocion kontratën me ata që e kanë votuar.

“Unë nuk negocioj dot kontratën me ata që më kanë votuar. Ta bëjmë Shqipërinë një princeshë të turizmit ndërkombëtar”, theksoi Rama.

Kryeministri theksoi se vendimi për fatin e projektit në Zvërnec do të varet vetëm nga cilësia e propozimit që do të paraqesin investitorët.

“Lidhur me fatin e zhvillimit në Zvërnec, atë do ta përcaktojë vetëm shkalla e cilësisë së projektit që do na prezantojnë investitorët”, deklaroi ai.

Rama vazhdoi me një thirrje për bashkëpunim, duke e lidhur çështjen me vizionin e tij për turizmin shqiptar:“Ta bëjmë Shqipërinë një princeshë të turizmit ndërkombëtar”.

Ai paralajmëroi protestuesit të mos bien pre e “urrejtjes dhe hipokrizisë”, duke i quajtur ata që i nxisin “hiena”.

“Largojuni hienave, se ju jeni të parët që do mbyteni në jargët e asaj urrejtjeje dhe hipokrizie, që unë dhe socialistët e njohim nga shumë larg. Nëse doni të mbroni vërtetë Shqipërinë, ju njerëzit që jeni të shqetësuar për natyrën, hajdeni bashkohuni me ne PS”, tha kryeministri Edi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.