☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 12 June 2026
S&P 500 7,418 ▲0.32%
DOW 51,161 ▲0.61%
NASDAQ 25,841 ▲0.12%
NAFTA 84.61 ▼3.53%
ARI 4,225 ▲2.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,658 ▼ -0.03% ETH $1,667 ▼ -1.02% XRP $1.1319 ▼ -1.1% SOL $67.0300 ▲ +0.05%
S&P 500 7,418 ▲0.32 % DOW 51,161 ▲0.61 % NASDAQ 25,841 ▲0.12 % NAFTA 84.61 ▼3.53 % ARI 4,225 ▲2.7 % S&P 500 7,418 ▲0.32 % DOW 51,161 ▲0.61 % NASDAQ 25,841 ▲0.12 % NAFTA 84.61 ▼3.53 % ARI 4,225 ▲2.7 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Shendeti

Shtatë mënyra si të “mashtrojmë” trurin për të ngrënë më shëndetshëm

Shumë prej nesh besojnë se zgjedhjet ushqimore varen vetëm nga vullneti, por shkenca tregon se shqisat tona ndikojnë vazhdimisht në atë që blejmë dhe konsumojmë, sipas një artikulli të BBC. Studiuesit thonë se duke kuptuar këto mekanizma, mund t’i përdorim në favorin tonë për të ngrënë më shëndetshëm.

Psikologu i shkencave ushqimore në Universitetin e Oksfordit, Charles Spence, shpjegon se shija nuk krijohet vetëm në gojë.

“Të gjithë mendojmë se shijojmë me gojën. Aty duket sikur vjen aroma dhe shija, por në të vërtetë përfshihen të gjitha shqisat”, thotë ai.

Sipas ekspertëve, truri krijon pritshmëri për ushqimin përpara se ta provojmë, bazuar në pamjen, tingullin, aromën apo mënyrën se si ndihet në duar.

1. Kujdes nga ambalazhet me ngjyra të forta

Ngjyrat dhe dizajni i paketimit ndikojnë drejtpërdrejt në vendimet tona. Ushqimet që bien më shumë në sy perceptohen si më tërheqëse.

Profesoresha e marketingut dhe sjelljes së konsumatorit në Universitetin Wageningen në Holandë, Betina Piqueras-Fiszman, pohoi se konsumatorët shpesh i konsiderojnë produktet me ngjyrë kafe, jeshile ose të bardhë si më të shëndetshme, ndërsa ato me ngjyra të ndezura si të kuqe, të verdhë apo vjollcë lidhen me produkte më pak të shëndetshme.

Spence sugjeron që biskotat apo ëmbëlsirat të ruhen në kavanoza jo transparentë për të shmangur tundimin vizual.

2. Mos u ndalni vetëm te raftet në nivelin e syve

Supermarketet vendosin shpesh produktet më të shtrenjta ose më joshëse në nivelin e syve dhe pranë arkave. Ky fenomen njihet si “parimi i përpjekjes minimale”, pasi konsumatorët priren të zgjedhin atë që është më e lehtë për t’u arritur.

Studimet tregojnë se largimi i ëmbëlsirave nga zonat pranë arkave redukton blerjet impulsive, ndërsa vendosja e frutave në këto zona rrit shitjen e tyre.

3. Përdorni pjata dhe tasa më të rëndë

Jo vetëm pamja, por edhe pesha e enëve ndikon në perceptimin tonë për ushqimin. Një studim zbuloi se njerëzit prisnin të ndiheshin më të ngopur kur ushqimi shërbehej në enë më të rënda.

“Mjaftonte vetëm një lugë nga produkti që njerëzit të krijonin menjëherë përshtypjen se do të ndiheshin më të ngopur”, shpjegon Piqueras-Fiszman.

4. Bëjeni pjatën sa më tërheqëse

Mënyra e servirjes mund të ndryshojë perceptimin për shijen. Një eksperiment tregoi se pjesëmarrësit e vlerësuan të njëjtën sallatë si më të shijshme kur ajo ishte organizuar estetikisht, duke i ngjarë një pikture artistike.

Spence rekomandon përdorimin e sa më shumë perimeve dhe gjetheve me ngjyra të ndryshme për ta bërë pjatën më tërheqëse dhe më të freskët në dukje.

5. Dëgjoni muzikë të qetë gjatë ngrënies

Edhe tingujt ndikojnë në mënyrën se si hamë. Muzika e ngadaltë mund të bëjë që njerëzit të hanë më ngadalë, gjë që shpesh çon në konsum më të ulët kalorish.

Ekspertët këshillojnë gjithashtu shmangien e telefonit dhe televizorit gjatë vakteve, pasi shpërqendrimet mund të çojnë në ngrënie të tepërt.

6. Shtoni më shumë volum me ushqime të shëndetshme

Profesoresha e shkencave ushqimore në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, Barbara Rolls, thotë se njerëzit priren të konsumojnë të njëjtin volum ushqimi, pavarësisht sasisë së kalorive.

“Nëse ulni dendësinë kalorike të ushqimit, do të vazhdoni të keni porcione të kënaqshme, por do të konsumoni më pak kalori”, shpjegon ajo.

Në studime, shtimi i perimeve të bluara si lulelakra ose spinaqi në gatime uli kaloritë deri në 25%, pa ndikuar në ndjenjën e ngopjes.

7. Kujdes nga efekti i “stomakut për ëmbëlsirë”

Edhe kur ndihemi të ngopur, një ëmbëlsirë e ekspozuar para nesh mund të na bëjë ta dëshirojmë. Studiuesit kanë zbuluar se vetëm pamja e një ëmbëlsire mund të nxisë dëshirën për ta konsumuar, edhe pas një vakti të plotë.

Ne rrallë hamë sepse jemi vërtet shumë të uritur. Zakonisht stimulohemi nga ajo që shohim, dëgjojmë ose nuhasim”, thotë Spence.

Ekspertët theksojnë se ushqyerja nuk varet vetëm nga uria apo vullneti. Ngjyrat, tingujt, aroma, pesha e enëve dhe mënyra e servirjes ndikojnë vazhdimisht në vendimet tona. Duke i kuptuar këto mekanizma, mund të krijojmë zakone më të shëndetshme dhe të reduktojmë konsumimin e kalorive pa e ndjerë si sakrificë.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.