☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $84,810 ▲ +0.27% ETH $2,693 ▲ +0.52% XRP $1.4884 ▲ +0.14% SOL $120.2800 ▲ +1.03%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

“Mos e përdorni muzikën time”, Ariana Grande përplaset publikisht me Shtëpinë e Bardhë

Këngëtarja e njohur amerikane, Ariana Grande, ka reaguar publikisht ndaj përdorimit të një prej këngëve të saj nga Shtëpia e Bardhë në një video që promovon politikat amerikane të emigracionit.

Videoja, e publikuar në TikTok nga llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë, shfaq agjentë kufitarë duke arrestuar persona, duke u vendosur prangat dhe duke i transportuar drejt qendrave të ndalimit. Në sfond dëgjohej kënga “Bye”, një nga hitet e Grandes të publikuara në vitin 2024.

Publikimi shoqërohej me mbishkrimin: “Bye-bye… Presidenti Trump ka siguruar kufirin më të sigurt në histori.”

Reagimi i artistes ishte i menjëhershëm. Në komentet e videos, Grande kërkoi që muzika e saj të mos përdorej për qëllime të tilla politike.

“Ju lutem mos e përdorni muzikën time në lidhje me këtë marrëzi barbare, çnjerëzore dhe të neveritshme”, shkroi këngëtarja.

Pas komentit të saj, përdoruesit vunë re se videoja u publikua pa audio, ndërsa komenti i Grandes nuk ishte më i dukshëm në platformë.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë mbrojti publikimin, pasi zëdhënësja Abigail Jackson iu përgjigj kritikave të artistes.

“Ajo që është vërtet barbare, çnjerëzore dhe e neveritshme janë emigrantët e paligjshëm kriminalë që kanë plagosur dhe vrarë qytetarë të pafajshëm amerikanë”, pohoi Jackson.

Debati vjen pak kohë pasi presidenti Donald Trump nënshkroi një ligj që siguron më shumë se 70 miliardë dollarë financim shtesë për agjencitë e emigracionit gjatë pjesës së mbetur të mandatit të tij presidencial.

Ariana Grande i bashkohet një liste gjithnjë e më të gjatë artistësh që kanë kundërshtuar përdorimin e muzikës së tyre nga Trump dhe ekipi i tij politik. Vitin e kaluar, edhe Sabrina Carpenter reagoi pasi një video e Shtëpisë së Bardhë përdori këngën e saj “Juno” në një montazh të operacioneve të emigracionit.

Më herët, artistë të njohur si ABBA, Céline Dion dhe Beyoncé kishin kërkuar gjithashtu që muzika e tyre të mos përdorej gjatë fushatës së rizgjedhjes së Donald Trump në vitin 2024.

Artikull i përshtatur nga BBC

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.