☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,704 ▲0.58%
DOW 51,986 ▼0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.29%
NAFTA 97.85 ▼1.18%
ARI 4,168 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $81,992 ▲ +1% ETH $2,397 ▲ +0.79% XRP $1.2981 ▲ +1.84% SOL $104.0000 ▲ +1.77%
S&P 500 7,704 ▲0.58 % DOW 51,986 ▼0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.29 % NAFTA 97.85 ▼1.18 % ARI 4,168 ▼0.31 % S&P 500 7,704 ▲0.58 % DOW 51,986 ▼0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.29 % NAFTA 97.85 ▼1.18 % ARI 4,168 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Politika

“Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në 35-vjetorin e themelimit të PS-së deklaroi se shqiptarët nuk mund të përdoren si mish për top për ata që nuk duan presidentin amerikan, Donald Trump.

“PS zhvillon por pa e shkatërruar natyrën. Shqiptarët nuk mund të përdoren si mish për top për ata që nuk duan Donald Trump në gjithë këtë botë të madhe.

Turizmi elitar sjell shumë para në vendin tonë dhe ndihmon ekonominë e vendit. Shqipëria nuk mund të mbetet me turizmin e masës dhe nuk mund të ngelet mbrapa as Malit të Zi, as të Greqisë. Shqipëria është e thirrur vetëm që të hapë portën”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nga sheshi “Italia” u shpreh se nuk mund të pranohet që në Shqipëri të ketë vetëm turistë që ‘vijnë me bukë me vete’. Rama u shpreh se do jemi si Dubai.

“Ne do jemi si Dubai në kuptimin e atraksionit turistik. Nuk mund të vijnë në Shqipëri vetëm turistë që vijnë me bukë me vete. Duhet të vijnë turistë elitarë, që harxhojnë paratë këtu dhe të shijojnë natyrën. Kjo rrit ekonominë e vendit tonë. Ne jemi këtu për Shqipërinë e 2030, që do të jetë në BE”, nënvizoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.