☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.40 ▲1.77%
ARI 4,601 ▲1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,708 ▲ +1.33% ETH $2,072 ▲ +3.44% XRP $1.3520 ▲ +0.97% SOL $84.2600 ▲ +2.02%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.40 ▲1.77 % ARI 4,601 ▲1.69 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.40 ▲1.77 % ARI 4,601 ▲1.69 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Sporti

“Me Danimarkën për fitore”

DE-BIASI--09_6Jehona e fitores historike 1-0 ndaj Portugalisë vazhdon ende në mediat italiane, të cilat janë vënë në garë për të intervistuar trajnerin e kombëtares sonë, Gianni de Biasi.

Përveç atij trepikëshi në Aveiro, ajo që i ka bërë më shumë përshtypje gazetarëve italianë është se 58-vjeçari, i cili ka vetëm 3 vjet në krye të përfaqësueses sonë, ka filluar të flasë si një shqiptar.

Intervistën në “La Repubblica”, De Biasi e nis me fjalët:

“Atje te ne, në Shqipëri, janë të gjithë të bindur që do të kualifikohemi. Por, kjo gjë më shqetëson, sepse entuziazmi i tepërt është në karakterin e shqiptarëve. Nuk mjafton vetëm Portugalia, në Tetor presim Danimarkën dhe shkojmë në Serbi, 15 vjet pas luftës me kosovën”, tha tekniku De Biasi.

Ndërsa në intervistën dhënë për “La Gazzetta Dello Sport”, italiani shprehet se me Portugalinë, edhe sikur të ishte Cristiano Ronaldo, Shqipëria nuk do të kishte bërë figurë të keqe, madje mund të kishte fituar njësoj, edhe me lojtarin më të mirë të botës në fushë.

De Biasi ka vlerësuar në maksimum ambientin shqiptar dhe lojtarët, që ai ka në dispozicion, ndërkohë që është shprehur i pakënaqur nga futbollistët shqiptar, që preferojnë të luajnë për kombëtare të tjera.

“Çdo fitore e jona është një arsye gëzimi për shqiptarët, të cilët therrin dhe dashin që prin kopenë. Është një popull, i cili ka dëshirë për të jetuar, është një rini shpërthyese, e cila ka njohuri të çmendur në gjuhët e huaja. Lojtarët që luajnë në Itali janë të fortë, por ajo që më bën më shumë përshtypje janë fjalët e baballarëve të atyre shqiptarëve, që zgjedhin të luajnë në përfaqësuese të tjera. Mirë Shqipëria, po ti çfarë më ofron? Përgjigja ime, sigurisht që është e thjeshtë: Unë të ofroj fanelën e vendit tënd”, tha De Biasi.

I pyetur nëse kishte tentuar të bindte Januzajn, De Biasi pohoi se ‘po’, por:

“Asnjëherë nuk mu dha mundësia të flisja me djaloshin në telefon”, tha De Biasi.

Trajneri i kombëtares sonë ka vlerësuar dhe Kategorinë Superiore të Shqipërisë, e cila këtë sezon është bërë me 10 skuadra, formulë kjo që – sipas tij – rrit dhe cilësinë e futbollit. Për të mbështetur këtë, De Biasi sjell si argument se, tashmë në Superiore vijnë të luajnë shumë futbollistë nga Kroacia, Serbia e vende të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.