10 motive për të cilat çdo grua është Sex and the City
Një telefilm, një fenomen kulturor, që arriti me shumë mjeshtri të hyjë në zemrën e çdo vajze dhe gruaje. Sepse brenda secilës prej nesh ka pak nga “ fabulous four” (katërshja e mrekullueshme).
A mundet një telefilm të “godasë” jetën tende dhe ato katër vajza përmes ekranit zemrën tënde? I kemi qarë hallin Carrie-t në çdo largim të Mr.Big, kemi qeshur me Samantha-n dhe aventurat që zgjasnin një natë, jemi inkurajuar nga Miranda dhe vendosmëria e saj, si dhe zbutur nga thjeshtësia dhe naiviteti i Charlotte. Në rrjete sociale gjen fraza të tipit “unë jam Carrie ti je Miranda” apo “ndjehem Charlotte po do të doja të isha Samantha”. Fraza të tilla tregojnë se ato katër vajza kishin diçka tonën, ishin si ne. Sigurisht është një telefilm dhe në realitet miqësitë midis femrave nuk janë gjithnjë të tilla dhe historitë e komplikuara alla Mr.Big nuk përfundojnë gjithnjë në martesë. Por katërshja e mrekullueshme ka një meritë të padiskutueshme: kanë thënë atë që të gjitha ne mendojmë. Prandaj ja 10 motive për të cilat çdo grua është pak Sex and the City.
1.Me mikeshat e duhura i mbijeton më lehtë burrave të gabuar
Jeta prej single është e mbushur me meshkuj të gabuar që hyjnë pa kuptuar në jetën tënde. Si mund të mbijetosh? Nëse ke pranë mikeshat e duhura, të sinqerta dhe të besuara, atëherë çdo gjë është më e thjeshtë. Carrie thoshte: “Është e vështirë të gjesh njerëz që të të duan për atë që ti je. Une kam qenë me fat pasi gjeta tre.”
2.Aftësia për shopping
Shopping do të thotë të kalosh nga një dyqan tek tjetri duke provuar çdo gjë që të pëlqen. Sex and the City na mësoi se fjala “shopping” do të thotë shumë më tepër. Nuk do të thotë thjesht blerje por ngushëllim, përkëdhelje e kënaqësi. Të kalosh kartën e kreditit nuk do të thotë vetëm të shpenzosh apo të mbushësh dollapin por dhe të fusësh diçka të re në jetën tënde. Gratë blejnë kur janë të trishtuara, kur janë të lumtura, kur ndjehen të gjalla, sepse shopping për to është jetë.
3.Po sikur të ketë më mirë?
Miranda pati kurajon të thotë atë që shume gra e vajza mendojnë. Kur do të fejohej me Steve-n e vetmja dashuri e madhe e jetës së saj- mendoi: “Po sikur diku tjetër të ketë më mirë?”. Zakonisht një pyetje e tillë të vjen ndërmend kur mendon “që ky nuk është i duhuri” por nëse në mes është dashuria e vërtetë atëherë përgjigja mund të jetë krejt tjetër.
4.Çfarë deluzioni disa takime…
Pjesa më e madhe e daljeve dhe takimeve të vajzave single janë deluzione, shumë pak prej tyre kthehen në marrëdhënie të vërteta dashurie. Duke filluar nga Charlotte, e cila gjen tek të gjitha takimet e saj
princin e kaltert, e deri tek Samantha e cila pret të gjejë gjithnjë në çdo takim të dashurin ideal. Vajzat kanë treguar pikërisht këtë, duke lënë pas çdo deluzioni hapësirë për të renë në jetën e tyre.
5.Grua jo gjithnjë do të thotë nënë
Telefilmi hodhi poshtë mitin se “çdo grua dëshiron të jetë nënë”. Të gjitha gratë (kush më shumë e kush më pak)kanë instiktin për t’u bërë nëna por jo të gjitha e duan një gjë të tillë. Sex and the City na mësoi të zbusim ndjenjat e fajit nëse nuk dëshirojmë të kalojmë jetën tonë mbi biberona.
6.Disa prej tyre (meshkujve) nuk mund t’i harrosh
Carrie gjendet në Paris, qytetin që kishte ëndërruar gjithnjë. Edhe prapë atje, në dhomën e një hoteli luksoz e shoqëruar nga një djalë i mrekullueshëm mendon: “Vazhdoj të mendoj gjithnjë për Mr.Big. Mendoj si do të kishte qenë po të vija me të.” Disa meshkuj të caktuar nuk mund t’i harrosh. Hyjnë kaq fort në zemrën tënde sa largojnë çdo gjë të atij që ka qenë më përpara dhe nuk lejojnë asgjë të atij që do të vijë. Janë ata meshkuj me të cilët ti krahason të gjithë të tjerët, etaloni yt matës. Janë ata për të cilët ja vlen të kthehesh prapa.
7.Princi i kaltërt nuk ekziston
Ekziston dashuria e madhe jo princi i kaltërt, këtë e kuptoi dhe Charlotte.
8.Ndonjëherë nuk është e nevojshme të jesh e lidhur, mjafton një i dashur.
Sex and the City tregoi se epoka kur gratë janë të çmendura pas martesës mbaroi (përveç disave si Charlotte). Jo vetëm tregoi se të jesh single është mirë por dhe se nganjëherë është domosdoshmëri. Ka disa momente në jetën e një gruaje që nuk është e nevojshme të jetë e lidhur . Nëse do të kuptojë se kush është dhe çfarëdo në të vërtetë mjafton… një i dashur.
9.Të vuash për dashuri
Carrie ka treguar çdo anë të kësaj vuajtje dhe çfarë do të thotë të vuash për dashuri. Frika nëse ai nuk të do, pritja e një telefonate, ta marrësh ti e para pasi pritja të çmend, ta shohësh me një tjetër, të vuash, ta pyesësh me kurajo “Pse nuk më zgjodhe mua? “. Carrie në këto momente ishte çdo grua që po shihte filmin, çdo zemër e thyer që ka provuar ç’do të thotë të vuash për dashuri. Është pikërisht kjo brishtësia e saj që e bëri kaq familiare për të gjitha, është pikërisht aftësia e saj për të mos u dorëzuar kurrë që e bëri kaq të besueshme dhe adhuruar.
10.Dashuria më e rëndësishme është ajo për vetveten
Ilaçi më i mirë për meshkujt që nuk të duan je ti dhe dashuria për veteveten. Sepse kjo dashuri të mbron nga ata që të lëndojnë, të ben të aftë t’i thuash jo atij që nuk është i aftë të të japë atë që ti do dhe kërkon. “Të dua por dua më shumë veten”, është një nga frazat emblematike të Samantha-s. Nuk ka rëndësi nëse përballë ke një tradhëtare apo një djalë të mirë që ti nuk e ndjen më tëndin, dashuria për veten është rruga më e mirë drejt lumturisë së vërtetë.