10 politikanët më të paguar në botë
Një klasifikim i publikuar nga CNN Money dhe The Guardian rendit dhjetë politikanët më të paguar në botë.
Në vendin e parë renditet Lee Hsien Loong, Kryeministër i Singaporit me 1.7 milionë dollarë në vit.
Në vendin e dytë renditet Barack Obama, President i SHBA me 400 mijë dollarë në vit.
Stephen Harper, Kryeministër i Kanadasë renditet i treti me 260 mijë dollarë.
Angela Merkel, Kancelarja e Gjermanisë renditet e katërta me 234 mijë dollarë.
Jacob Zuma, President i Afrikës së Jugut renditet i pesti me 233 mijë dollarë.
David Cameron, Kryeministri i Britanisë renditet i gjashti me 214 mijë dollarë.
Shinzo Abe, Kryeministri i Japonisë renditet i shtati me 202 mijë dollarë.
Francois Hollande, President i Francës renditet i teti me 194 mijë dollarë.
Vladimir Putin, President i Rusisë renditet i nënti me 136 mijë dollarë.
Matteo Renzi, Kryeministër i Italisë renditet i dhjeti me 124 mijë dollarë.