Kosova

100 punëkërkues përfitojnë nga marrëveshja MPMS-GIZ

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi, i cili ka për qëllim mbështetjen e punësimit të të rinjve.

Sipas një komunikate të MPMS-së, kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministri i MPMS-së, Arban Abrashi dhe Drejtori i GIZ për Kosovë, James Macbeth, me slloganin “Bëhu edhe t’i pjesë e programit të Praktikës në Punë “, ku përmes praktikës në punë do të arrihet t’iu mundësohet të rinjve t’i shkëmbejnë përvojat e punës në kompani të ndryshme ku edhe rritja e shanseve për punësim do të jetë më e madhe.

Ministri Abrashi tha se “ky projekt pilot do të fillojë me angazhimin e 100 punëkërkuesve aktivë që janë të regjistruar në zyrat e punësimit, të cilët do të angazhohen në punë praktike nëpër biznese të ndryshme duke filluar kështu me tri komuna, atë të Gjakovës, Ferizajt dhe Vushtrisë.

“Kjo është një kulturë e punës që ne po e instalojmë përmes kësaj metode, sepse ata që kanë kryer shkollim në teori do të kenë mundësinë që atë ta bëjnë në praktikë dhe këto tri komuna do të jenë vetëm testi i parë se si do të vazhdojë ky projekt. Ne mendojmë se ky numër do të shtohet në të ardhmen”, theksoi  Abrashi.

Përgjegjësitë e palëve rreth kompensimit të pagës së këtyre të rinjve do të bëhet në mënyrë proporcinale mes MPMS-GIZ dhe biznesit që ofron vende pune.

Ndërsa, drejtori i GIZ, Macbeth shprehu kënaqësinë për mundësinë që i është dhënë të ndihmojë në punësimin e të rinjve kosovarë. Ai falenderoi ministrin Abrashi për bashkëpunimin dhe korrektësinë që kanë treguar në punë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte edhe përfaqësuesja e Ambasadës Gjermane, Henriette Koetter, e cila përshëndeti këtë iniciativë pozitive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button