🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,973 ▲ +0.22% ETH $2,050 ▼ -0.44% XRP $1.3140 ▲ +0.17% SOL $79.9900 ▲ +0.18%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

140 kosovarë pjesë e organizatave terroriste në Siri dhe Irak, 58 u vranë se u penduan

Blerim Rama, specialist në departamentin kundër terrorizimit në Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se momentalisht numri i kosovarëve të cilët janë pjesë e organizatave terroriste është 140.

Ndërsa sipas tij, 75 persona dyshohen se janë aktiv përkrah organizatave terroriste

“Bazuar në të dhënat grupi i parë i luftëtarëve nga Kosova të cilët kanë shkuar për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste ka shkuar në pjesën e dytë të vitit 2012 e më tej. Numri i përgjithshëm i kosovarëve që kanë udhëtuar për zonat e luftës konsiderohet të jetë 316, në mesin e tyre janë 44 gra dhe 29 fëmije, në këtë numër janë regjistruar edhe 38 qytetarë që kanë nënshtetësi të dyfishtë. Vlerësohet se momentalisht numri i qytetarëve nga Kosova në zonat e konfliktit është 140, duke përfshirë 75 persona që dyshohen se në mënyrë aktive janë përkrah organizatave terroriste të ndjekur nga gratë dhe fëmijët e tyre”, tha Rama.

Aktualisht në Siri dhe Irak janë 38 gra dhe 27 fëmije. Sipas të dhënave, 58 shtetas të Kosovës janë vrarë. “Shumica prej tyre besohet të jenë vrarë nga terroristet për arsye se kanë dashur të ikin. Mosha e qytetarëve të Kosovës të cilët janë vrarë varion nga 18 deri në 27 vjeç, shumica prej tyre me gjendje të rëndë ekonomike, sociale, shumica prej tyre kanë një edukim të ulët, dhe një pjesë e tyre kanë të kaluar kriminale”, ka thënë Rama

Sipas tij, që nga viti 2013 policia ka arrestuar 127 persona që kanë të bëjnë me terrorizëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.