Politika
15 kushtet për nisjen formale të negociatave, Rama: Këto që kapen pas numrit do mbeten në opozitë
June 19, 2020
0 1 minute read
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Twitter ka reaguar në lidhje me vendosjen e 15 kushteve nga BE për nisjen formale të negociatave.
Rama shkruan:
Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t’u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurtë: Këta që kapen pas kësaj 15-ës do mbeten në opozitë
Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus?
E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës!