Bota
15 të vdekur në një aksident rrugor
Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në një aksident rrugor mes një kamioni dhe një automjeti të tonazhit të rëndë të ndodhur sot në mëngjes në perëndim të Turqisë, njoftoi media lokale.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lokalitetin e Golmarmaras, në provincën Manisa, kur një automjet i tonazhit të rëndë përplasi një kamion që transportonte punëtorë, theksoi agjencia e lajmeve ”Dogan”.
Sipas autoriteteve lokale, shoferi i automjetit ishte i përgjumur gjatë drejtimit të automjetit.
Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Turqi, që ka modernizuar këto dhjetë vitet e fundit infrastrukturën rrugore.