Bota

15 të vdekur në një aksident rrugor

Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në një aksident rrugor mes një kamioni dhe një automjeti të tonazhit të rëndë të ndodhur sot në mëngjes në perëndim të Turqisë, njoftoi media lokale.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lokalitetin e Golmarmaras, në provincën Manisa, kur një automjet i tonazhit të rëndë përplasi një kamion që transportonte punëtorë, theksoi agjencia e lajmeve ”Dogan”.

Sipas autoriteteve lokale, shoferi i automjetit ishte i përgjumur gjatë drejtimit të automjetit.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Turqi, që ka modernizuar këto dhjetë vitet e fundit infrastrukturën rrugore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button