☁️
Tiranë 19°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,715 ▼0.37%
DOW 52,257 ▼0.42%
NASDAQ 26,215 ▼1.26%
NAFTA 100.43 ▼2.29%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,689 ▲ +1.45% ETH $2,365 ▲ +1.43% XRP $1.3082 ▼ -0.22% SOL $102.4300 ▲ +1.51%
S&P 500 7,715 ▼0.37 % DOW 52,257 ▼0.42 % NASDAQ 26,215 ▼1.26 % NAFTA 100.43 ▼2.29 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,715 ▼0.37 % DOW 52,257 ▼0.42 % NASDAQ 26,215 ▼1.26 % NAFTA 100.43 ▼2.29 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

KESH merr licencën për prodhimin e energjisë nga centrali fotovoltaik i digës Qyrsaq

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) vendosi të licencojë shoqërinë KESH sh.a në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik i digës Qyrsaq në hidrocentralin e Vaut të Dejës me kapacitet 5143 kWp.

Impianti fotovoltaik në digën e Qyrsaqit është vendosur në funksionim në shkurt të këtij viti.

Ndërtimi i këtij impianti është në funksion të nevojës për diversifikimin e portofolit të prodhimit të KESH sh.a nga burimet e rinovueshme të energjisë.

Objektiv kryesor i zhvillimit të këtij centrali është diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë elektrike nga KESH sh.a

Aktualisht KESH prodhon energji elektrike nga burimet hidrike në masën 100% dhe një iniciativë e tillë është pozitive në funksion të shtrirjes së mëtejshme të kësaj teknologjie edhe në sipërfaqe të pashfrytëzueshme të ngjashme.

Risku i lartë hidrologjik, për shkak të natyrës së burimeve të prodhimit të energjisë elektrike si dhe nevojës për import të përvitshëm, jo vetëm që cenon sigurinë e sistemit por gjithashtu edhe atë të furnizimit për shkak të kostove që i shkaktohen sektorit dhe për rrjedhojë konsumatorit fundor.

Referuar konsumit mesatar vjetor të një familje në vendin tonë, energjia e parashikuar për prodhim vjetor nga impianti në fjalë do të mjaftonte për furnizimin me energji të pastër të 1,900 familjeve.

Diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të ndryshme nga ato hidro si dhe politikës për ndërtesat me net-zero energji është një nga angazhimet e ndërmarra nga qeveria shqiptare.

KESH bën të ditur se potenciali për zhvillimin e projekteve të ngjashme është i madh nëse i referohemi strukturave ekzistuese (digave të mesme dhe të vogla).” Zhvillimi i një projekti të tillë është vlerë e shtuar në funksion të vlerësimit real të mundësive për investim qoftë nga fondet publike (subjekti administrues i digave etj.), por edhe subjektet private”, deklaron KESH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.