Kronika

Denoncimi i Nar Kokës/ Çfarë i premtoi Rama tim vëllai në emër të SPA

Kur ish ministri i mjedisit, Lefter Koka u arrestua për aferën e inceneratorëve, në dhjetor të vitit 2021, fiks tre muaj pasi kishte shpallur largimin nga politika dhe kishte dorëzuar mandatin e deputetit, shumëkush e pa me dyshim këtë ngjarje, si një pakt të shëmtuar mes drejtësisë së re dhe pushtetit të rilindjes. Por, kjo hipotezë është përforcuar së tepërmi pas dëshmisë tronditëse të vëllait të ish ministrit të burgosur për gazetarin Çim Peka.

Në një bisedë telefonike të regjistruar mes tyre, Leonard Koka pohon se Edi Rama ka negociuar personalisht, gjysëm me shantazh dhe gjysëm me premtime, që Koka të largohej për të mos njollosur PS-në. “Do të kesh një malore të lehtë po dorëzove mandatin. Po nuk e dorëzove, malorja është më e lartë. Unë i thashë vëllait, mos e dorëzo. Vëllai e dorëzoi”, tregon Koka për bisedën mes Lefterit dhe Edit.

Sado i dyshimtë të jetë ky pretendim i personazhit kontrovers, që u bë shkesi i koalicionit të ngjalave në Lalëz, mes Ramës dhe Metës, sado pabesueshmëri të ngjallë e shkuara e Nar Kokës, afërsia e tij me Ramën dhe fakti se Lefter Koka e dha papritmas dorëheqjen, ngjall pikpyetje të mëdha. 

Për ti përforcuar ato shërben kronologjia e ngjarjeve. Në prill 2021 Lefter Koka që kishte tradhëtuar LSI-në u zgjodh deputet i Durrësit në të njëjtën listë emërore me kryeministrin. Në këtë fushatë ai shpenzoi shumë nga pasuria e tij dhe nga lidhjet njerëzore që eksportoi nga partia e Metës drejt asaj të Ramës. Pra një njeri që bën gjithë këto sakrifica, nuk e ka as ndërmend të lërgohet nga politika me motivimin absurd që dha në shtator 2021: “…është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël”.  

Por këtë kapërcim befasues nga prilli në shtator do ta shpjegonte vendimi që nxori SPAK në dhjetor të po atij viti. Lefter Kokës iu vunë prangat me pretendimin se ka firmosur ngritjen e inceneratorëve të Elbasanit dhe atij Fierit (deri tani ka marrë mbi 8 vite dënim) duke përfituar një shumë prej mbi 3  muajsh

Kur sheh këto koincidenca pyetja e parë që të vjen ndër mend është: ku e dinte Edi Rama tre muaj para arrestimit se SPAK do të vepronte? A merr leje Prokuroria e Posaçme tek kryeministri që për këtë çështje normalisht duhet ta kishte objekt hetimi? Apo mos vallë diplomatët që kanë negociuar mes qeverisë dhe prokurorëve i kanë marrë leje Ramës për gurët e shahut që do ti hanë?

Cilado nga këto hipoteza të jetë e vërtetë ajo tregon se kemi të bëjmë me një drejtësi me regji ku procesi kontrollohet nga pushteti politik. Fakt interesant në deponimin e Nar Kokës është edhe përmendja e shpalljes Non Grata në bisedën mes të vëllait dhe kryeministrit ku ky i fundit pretendohet se ka dhënë garanci se nëse Lefter Koka bindej amerikanët nuk do ta ndëshkonin: “Nuk do të shpallin non grata…”. Kjo përkon me një lajm, pa burim të konfirmuar, që doli fiks pas kësaj bisede në disa media, aty pretendohej se Lefter Koka ishte në listën e zezë të SHBA-së.  Dukej sikur njoftimi qe prodhuar për të bindur viktimiën se padroni i tij po e ndihmonte me aq sa mundej. 

Nga kjo ngjarje kanë kaluar fiks dy vjet dhe Lefter Koka që është dënuar me 2 vjet e 8 muaj për Elbasanin dhe 5 vjet e 8 muaj për inceneratorin e Fierit. Malorja për të nuk po rrezulton edhe aq e lehtë. Tani që e ka hequr qafe, Edi Rama e përshkruan në publik si dikë që ka ngrënë kumblla dhe dardha pas shpinës së tij, duke pranuar se ai ka vjedhur pa bekimin e shefit. mesazhi për prokurorët është se kryeministri e ka lëshuar ish vartësin. Dhe prandaj një javë më parë SPAK shpalli një arrest të ri për Lefter Kokën, këtë radhë për inceneratorin inekzistent të Tiranës, që do të thotë vite të tjera burg për ish ministrin. Fiks pas kësaj goditje të re Leonard Koka ka vendosur të flasë për Çim Pekën duke pohuar se mes të vëllait dhe Ramës kishte një pakt.

Por në këtë rrëfim e rëndësishme nuk është prishja e pazareve mes dy prej anëtarëve të bandës, që ideoi aferën qindramilionëshe të inceneratorëve. Ajo përbën një larje hesapesh mes tyre. Rëndësia e bisedës së regjistruar të njërit prej vëllezërve Koka është se ajo dëshmon për drejtësinë me regji nga lart që aplikon SPAK. Ajo është prova e prekshme se Rama e dinte sëpaku që para tre muaj se çfatë do të ndodhte me ish ministrin e tij. Prandaj ai i kërkoi dorëheqjen për të njollosur sa më pak të qe e munduar atë vetë dhe qeverinë e djegsave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button