Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,928 ▲ +0.99% ETH $2,245 ▲ +1.21% XRP $1.3445 ▲ +0.14% SOL $84.2300 ▲ +0.17%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

“21 Janari”, zbardhet vendimi që mbylli çështjen e vrasjeve të Gardës

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin e “21 Janarit”, përmes të cilit u refuzua kërkesa e prokurorisë për dënimin e ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo.

Në verdiktin prej 14 faqesh që Top Channel disponon, kolegji penal i përbërë nga Edmond Eislamaj, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj, Shkëlzen Selimi dhe Artan Zeneli shpjegojnë vetëm rrugën që ndoqi dosja nga Shkalla e Parë e deri në Apel.

Por ndërsa jepen qëndrimet e të gjitha palëve, pra prokurorisë, të akuzuarve Prendi e Llupo, si dhe dy gjykatave, kolegji penal në verdikt shprehet vetëm me një paragraf për vendimin që u dha 3 vjet pas rekursit të depozituar.

Kolegji thotë se pasi dëgjoi relacionin përkatës dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi vendosi: “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Prokuroria e Apelit Tiranë dhe të gjykuarit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, nëpërmjet avokatëve të tyre mbrojtës, kundër vendimit nr. 793, datë 18.09.2013, të Gjykatës së Apelit Tiranë”.

Gjykata e Lartë përmend faktin se Prendi u shpall së pari i pafajshëm për “vrasje me dashje” nga Shkalla e Parë për akuzën e vrasjes së demonstruesit Faik Myrtaj, sikurse edhe Agim Llupos për vrasjen e Ziver Veizit.

Kolegji radhit më tej kronologjinë duke kujtuar se si të dy zyrtarët e Gardës u dënuan peë “vrasje me dashje nga pakujdesia”, duke marrë Prendi 1 vit burgim dhe Llupo 3 vjet burgim.

Në rekursin e saj për Ndrea Prendin, thotë Gjykata e Lartë, prokuroria kërkon dënimin e tij për vrasje pasi plumbi i gjetur në trupin e viktimës ka dalë nga pistoleta e tij dhe dashja për krimin njihet sipas prokurorisë në doktrinë, përsa kohë Prendi ishte i vetëdijshëm për veprimet që po kryente dhe rrezikshmërinë e këtyre veprimeve.

Por gjykata shton më tej edhe qëndrimin e të akuzuarit Prendi, i cili nga ana e tij ka kërkuar pafajësinë. Sipas Prendit, thotë Gjykata e Lartë, ai nuk ka patur asnjë njohje me viktimën e aq më tepër që ai nuk kishte dijeni se ku ndodhej viktima në momentin që e qëlloi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.