Te ndryshme

23 vjeçarja britanike që shkruan librin e saj në instagram

23 vjeçarja britanike Calloway, ka krijuar  famën e saj në  internet duke qënë se  llogaria e saj në instagram nuk përbëhet vetëm nga foto interesante, por edhe nga shkrime të cilat janë të projektuara për tu përmbledhur në një libër.

Kjo është një formë shumë e mirë për ti përdorur rrjetet sociale për të shfaqur pasionet tona, atë çka ne duam të bëjmë në të ardhmen e jo vetëm si pasqyrë të fizikut tonë.”-shprehet 23 vjeçarja për “The Huffington Post”.

Llogaria e Calloway-së  në  instagram, tani është projekt i përafërt i një libri e ajo është duke punuar me shpresën që ta publikojë atë në vitin 2016.

“Ne kemi një listë të gjatë të redaktorëve që i kanë pëlqyer shkrimet e Callowaye-së  e pritet të realizohet  një marrëveshje me njërin prej tyre. Deri më tani, Calloway nuk ka bërë asnjë cent përfitim nga shkrimet në llogarinë e saj në instagram. Një libër mund të jetë  një mjet përfitimi, por ajo nuk pranoi që të fitonte ndonjë gjë nga mediat sociale, ndryshe nga qytetarët e tjerë të famshëm të internetit.”- .” – u shpreh agjenti i saj.

Carolina 2“Kur isha e vogël, babai im donte që të më çonte mua në  terapi për fëmijët, sepse unë nuk mund të bija në gjumë pa librat e  Harry Potter,” -bën shaka Calloway.

Ajo ka lindur në Virxhinia, mori pjesë në Phillips Exeter Academy, një shkollë me konvikt në New Hampshire, dhe u  regjistrua në Universitetin e Nju Jorkut, ku ajo shpresonte të fillojë një karrierë në shkrim.

Calloway  ka vënë re se llogaria e saj ishte pëlqyer e njerëzit filluan  të shkruanin historitë e tyre, të cilat lidhen më ato të Calloway- së.

“Është befasues se si njerëzit ndajnë sekretet e tyre me mua.  Është një marrëdhënie që është një miqësi shumë më intime sesa thjesht një marrëdhënie në internet. Unë nuk mendoj se mund të shkruaj gjëra të tilla intime në qoftë se nuk i  shohin pasuesit e mi si miq. “-shtoi ajo.

Ndërkohë që ajo shpreson që kjo të shërbejë si një formë që të rinjtë ti shfrytëzojnë rrjetet sociale si një mundësi për të shprehur pasionet a tyre, atë çka ata dinë të bëjënë më mirë e jo vetëm për reklamimin e vetes vetëm nëpërmjet fotove.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button