25 fakte madhore/Pse anti-amerikanizmi Berishës, ka infektuar gjysmën e popullit shqiptar?
George W Bush erdhi në Shqipëri për të deklaruar njohjen e Kosovës. Ai do e bënte njohjen e Kosovës në Tiranë, pavarësisht emrit që drejtonte qeverinë shqiptare.
Një foto e Berishës dhe Bush nuk mund t’a fshehë frymën anti-amerikane të dhëndërit të Serbisë, i cili e filloi shkollimin në Francë, me sponsorizimin e Enver Hoxhës dhe po e mbyll po atje, në Paris, me një padi gjyqësore kundër qeverisë Amerikane.
Ka një debat të çuditshëm antagonist në Shqipëri.
“Demokratët” pretendojnë se janë pro amerikanë dhe kanë 30 vjet, që punojnë dhe pengojnë çdo projekt amerikan në Ballkan.
Me veprimet e tyre, ata sot janë organizata më agresive anti-amerikane në rajon.
Pa u zgjatur, po rendis disa fakte që hedhin dritë mbi themelet anti-amerikane në Partinë Demokratike:
1- Partia Demokratike u themelua nga një grup franko-fonësh, duke filluar nga Sali Berisha, Besnik Mustafaj, Ridvan Bode dhe deri te “holandezi” Basha. Ajo në gjirin e saj, nuk pranoi kurrë asnjë lider që të ishte shkolluar në Amerikë. Çdo zë që vinte nga shkollat amerikane, konsiderohej spiun dhe do kishte fatin e Eduard Selamit, Gjergj Bojaxhiut apo Rudina Hajdarit.
2- Në vitin 1996, Ibrahim Rugova do ishte i pari që do e shpallte ‘non-grata’ Sali Berishën, i cili deri sa vdiq, nuk e lejoi të hynte në Kosovë. Një telefonatë e Sali Berishës dhe Tuxhman e armiqësoi për jetë Rugovën me Berishën, pasi ky i fundit i kërkoi Rugovës të fillonte luftën përpara projektit amerikan, me qëllim që të shpëtonte nga skenari i revolatave të 1997, për rrëzimin e tij dhe të spostonte vëmendjen.
Rugova ia preu shkurt: “Kosova futet në luftë kur të urdhërojë Amerika dhe jo kur të rrezikohet ty karrigia”. Në vitin 2000 kryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Bernard Kushner i hoqi zyrtarisht Sali Berishës të drejtën për të vizituar Kosovën.
3- Në vitin 1995, Sali Berisha konfliktohet me presidentin amerikan Bill Klinton, gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, sepse refuzoi kërkesën e tij për burgosjen e 6 minoritarëve grekë të Omonias, në Gjirokastër.
4- Në vitin 1996, amerikanët mbështesin Kryetarin e Gjykatës së Lartë Zef Brozi, i cili vendosi lirimin e 6 minoritarëve dhe Berisha e shkarkoi me vendim parlamenti. SHBA tërhoqi Zef Brozin në Washington dhe i ofroi azil politik për ta mbrojtur nga kërcënimet e Berishës.
5- Viti 1996, Sali Berisha refuzon të presë në takim zv/sekretarin e shtetit Thimy Wörth, i cili mbërriti në Tiranë, por nuk u lejua të takojë Berishën. DASH kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare me 26 Maj në 42 zona zgjedhore.
6- Viti 1997 trupi diplomatik amerikan avakuohet dhe largohet nga Shqiperia me helikopter nga stadiumi ‘Qemal Stafa’, pasi Sali Berisha hapi depot e armëve dhe rrefuzoi të jepte dorëheqjen nga Presidenca.
7- Viti 1997 Berisha ri-zgjidhet President në mes të gjendjes së jashtëzakonshme me tanke në dyert e parlamentit dhe i vetmi shtet që e njohu dhe uroi ishte Franca e Zhak Shirak, pasi SHBA nuk njohu legjitimitetin e zgjedhjeve.
8- Viti 1997, Sali Berisha shpall ‘non-grata’ avokaten amerikane Kethlin Himholz, si agjente të CIA-s, që ndërhyn në punët e Shqipërisë
9- Viti 1998, Sali Berisha akuzon për trazirat e 1997 shefin e CIA-s Amerikane, George Tenet. Ai aludoi që shefi i CIA-s Tenet është inspiruar nga lobi greko-amerikanë për shkak të origjinës së tij minoritare nga Qeparoi.
10- Viti 1998, ambasadorja amerkine, Marisa Lino, pritet me sharje dhe fyerje në dyert e Partisë Demokratike, pas takimit me Berishën. Makina e saj u rrethua nga qindra militant demokratë, me sharje dhe ulurima.
11- Në 14 shtator 1998, Serkretarja Amerikane e Shtetit, Melin Meloy, i jep ultimatum Berishës të dorëzojë institucionet e pushtuara gjatë funeralit të Azem Hajdarit. Nga ajo ditë, Berisha nuk u lejua disa vite të udhëtonte në Amerikë.
12- Mars 1999, Sali Berisha i bën thirrje Hashim Thaçit dhe Rugovës, që të mos firmosin projektin Amerikan të marrëveshjes së “Rambujesë”, ku u themelet e shtetit të ri të Kosovës.
13- Viti 2002, marrëdhëniet e PD me SHBA ishin ftohur aq shumë, sa Partia Demokratike nuk merr pjesë në funeralin e ambasadorit amerikan Limpreht, i cili vdiq në Malet e Lurës, duke u ngjitur në këmbë me gruan e tij, por që mediat e PD e denigruan pas vdekjes, duke thënë që vdiq, se kishte përdorur substanca natën, duke kryer seks me një këngëtare shqiptare. Partia Demokratike bojkotoi funeralin e ambasadorit “armik” amerikan.
14- Vitet e ambasadorit Withers s’kanë nevojë për koment, sepse ato janë zbardhur nga ‘Wiki-liks’ dhe flasin qartë për presionet politike dhe përplasjet Berisha-SHBA
15- Viti 2011, Sali Berisha akuzon ambasadorin amerikan, Arvizu, si një guvernator i emëruar që donte të ndërhynte në punët e Shqipërisë
16- Vitet 2015-2018 ishin vite konflikti agresiv kundër SHBA dhe PD për të mos votuar Reformën në Drejtësi, e cila detyroi ambasadën Amerikane t’i kërkojë Prokurorit të Përgjithshëm, që të procedojë penalisht Sali Berishën. Partia Demokratike e akuzoi ambasadorin Donald Lu, si të korruptuar dhe të shitur tek Edi Rama.
17- 2018, Partia Demokratike financon 40.000 euro lobimin kundër ambasadores së re, që do dekrotohej në Washington.
18- 2019, Partia Demokratike akuzon zv/sekretarin e shtetit Palmer, si dhëndër i Serbisë dhe me lidhje në Beograd
19- 2019, i dërguari i DASH konsideron, që, nëse PD do vazhdojë protestat me Molotov, do konsiderohet si organizatë e dhunshme dhe SHBA do ndërpresë marrëdhëniet
20- Administrata e Presidentit Trump, i heq dy fëmijëve të Sali Berishës të drejtën për hyrje në SHBA
21- 2019-2021, ambasadorja e re Amerikane, Yuri Kim, refuzon 2 vjet t’i shkojë në zyrë apo ta presë në zyrë Sali Berishën, duke u bërë ambasadorja e parë që e bojkoton.
22- 2019, një diplomat amerikan, e paralajmëron për herë të fundit Sali Berishën, që të heqë dorë nga interesat ruse dhe protestat e dhunshme, pasi ato janë strategji e diplomacisë ruse në Ballkan, duke e kërcënuar se do i publikojnë dosjet e udhëtimeve të tij Paris-Beograd dhe takimet me shërbimet e KGB.
Në tavolinë ju treguan 7 bileta avioni të udhëtimeve të tij Paris-Beograd.
23- 2021, Partia Demokratike urdhëron zyrën e FRPD, për komentet dhe blogjet në rrjetet, për sulm dhe denigrim të figures, ambasadoren amerikane, Yuri Kim
24- Partia Demokratike, zyrtarisht kundër shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe familjes tij, dhe konsiderojnë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Blinken, si të korruptuar nga George Soros
25- Qershor 2021, rrjetet sociale të demokratëve, mbushen me thirrje kundër Presidentit Biden dhe sharje, pas dekretit për sekuestrimin e pasurive të liderëve politik në Shqipëri, që kanë penguar interesat Amerikane. Gradualisht në Shqipëri pan/amerikane, janë krijuar disa vatra agresive dhe të indokrtinuara të militantëve demokratë, të cilët janë aq tru shpëlarë sa gradualisht kanë krijuar një urrejtje për Washingtonin, sa i duket sikur gjithë korrupsioni dhe mëkatet e botës apo fajtorë të humbjeve të Lul Bashës, janë diplomatët Amerikanë.
Ata e mendojnë që çdo gjë bëhet me para, sepse janë mësuar me lidërët e tyre, prandaj mendojnë se çdo ambasadorë apo zyrtarë amerikanë është shitur me para te kundërshtari i tyre.
Ata s’kanë aspak respekt as për Amerikën, as për projketet e tyre, as për çlirimin e Kosovës.
Thjesht janë një turmë injorantësh dhe mosmirënjohësish të rrezikshëm për të ardhmen e Shqipërisë pro Amerikane
Nëse nuk shkatërrohet sot fryma dhe frymëzuesi, atëherë nesër do jetë vonë.
Kam frikë se një pjesë e popullit, e konsideron anti-amerikanizmin e Berishës dhe PD, një patriotizëm dhe krenari kombëtare, ashtu si Kadafi dhe Libia.
Gjithsesi uroj, që ai dhe “ajo” mos të kenë të njëjtin fat.