Ekonomia

3-mujori/ MZHU disburson 56.7 mln lekë subvencion, interes kredie për strehimin

Qeveria ka shpenzuar rreth 57 milionë lekë gjatë tremujorit të parë të këtij viti për subvencionimin e kredive që ju janë dhënë individëve në kuadër të programeve të strehimit. Aktualisht fondi total i parashikuar  për këtë zë gjate 2016-s, është 250 milionë lekë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se me subvencione për interesat e kredive për blerje apartamenti trajtohen 3877 familje që e kanë përfituar atë sipas marrëveshjes me qeverinë në BKT dhe 215 familje në Raiffeisen. Shumica e familjeve përfitojnë kredi me interes 3 për qind pjesa tjetër trajtohet me zero ose katër.

Raporti i fundit i Ministrisë së Zhvillimit Urban tregon se, për pagesa qirash janë planifikuar 13.5 milionë lekë në total dhe për tremujorin e parë janë shpenzuar 11.4 milionë lekë. Bonus strehimi për familjet një prindërore kanë të parashikuar një fond 2 milionë lekë, por  për tremujorin e parë nuk ka asnjë shpenzim, kjo pasi mungonte baza ligjore. Edhe bonusi i qirasë dhe grantet e menjëhershme për strehim edhe pse kanë të parashikuara respektivisht fonde në vlerën 52 milionë dhe 10 milionë lekë sërish kanë një realizim zero të shpenzimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button