Në krahasim me mesataren europiane, bizneset shqiptare që preferuan që mbledhjet t’i zhvillonin pa kontakt fizik janë më të ulëta, teksa mesatarja e BE-së ishte 50% në 20022.
Në rajon, kryeson Serbia, që ka një zhvillim më të lartë të teknologjisë së informacionit, me 41% të ndërmarrjeve, e ndjekur nga Mali i Zi 40.7% dhe Maqedonia e Veriut, pas fare më e lartë se Shqipëria, me 37.9%.
50% e ndërmarrjeve të BE-së kryen mbledhje në distancë në 2022
Sipas Eurostat, pandemia e COVID-19 ndryshoi modelet e punës dhe bëri që shumë ndërmarrje, t’u drejtohen mbledhjeve virtuale për të kapërcyer distancën fizike dhe për të ruajtur bizneset e tyre.
Në vitin 2022, në BE, 50% e ndërmarrjeve me 10 ose më shumë punonjës ose persona të vetëpunësuar, kryenin mbledhje dhe takime në distancë nëpërmjet internetit.
Midis anëtarëve të BE-së, ka pasur një ndryshim të madh në përqindjen e ndërmarrjeve, që e kanë përdorur këtë veçori. Përqindjet më të mëdha u regjistruan në Suedi (79.4%) dhe Finlandë (78.5%), ndjekur nga Danimarka (78.0%), Malta (68.3%) dhe Irlanda (63.6%).
Në anën e kundërt të shkallës, përqindjet më të ulëta u regjistruan në Bullgari (28.2%), Hungari (29.4%), Rumani (31.2%), Greqi (32.9%) dhe Sllovaki (35.2%).
Kryesisht, ndërmarrjet e mëdha ofronin akses në punën në distancë
Të dhënat statistikore për aksesin në distancë, synojnë të masin gatishmërinë teknologjike të ndërmarrjeve, për të bërë të mundur që punonjësit e tyre të punojnë në distancë, duke u dhënë atyre akses në distancë në tre lloje të burimeve të ndërmarrjes: në sistemin e postës elektronike, në dokumente dhe në aplikacione biznesi ose softuer të ndërmarrje.
Në vitin 2022, në BE, pothuajse 6 nga 10 ndërmarrje (57.0%) me 10 ose më shumë të punësuar ose persona të vetëpunësuar ofruan të tre llojet e aksesit në distancë për punonjësit e tyre.
Sa i përket madhësisë së ndërmarrjeve, 91.0% e ndërmarrjeve të mëdha (250 ose më shumë të punësuar ose persona të vetëpunësuar) ofruan të tre llojet e qasjes në distancë për punonjësit e tyre, ndërsa e njëjta gjë ndodhi në 77.2% të ndërmarrjeve të mesme (nga 50 në 249 të punësuar ose të vetëpunësuar) dhe 52,4% të ndërmarrjeve të vogla (nga 10 në 49 të punësuar ose të vetëpunësuar).
Ndërmarrjet e mëdha udhëheqin në të gjitha llojet e aksesit në distancë. Pothuajse të gjitha ndërmarrjet e mëdha ofruan hyrje dhe përdorim në distancë në sistemin e postës elektronike të ndërmarrjes (97.2%), në dokumentet e ndërmarrjes (p.sh. skedarë, tabela, prezantime, grafikët, foto) (94.0%) dhe në aplikacionet e biznesit ose softuerin e ndërmarrjes ( p.sh. akses në kontabilitet, shitje, porosi, sisteme të menaxhimit të marrëdhënieve me klientët (CRM) (92.4%).
Sa i përket ndërmarrjeve të mesme, 90.9% u kanë dhënë punonjësve të tyre hyrje në distancë në sistemin e emailit, 83.0% në dokumentet e ndërmarrjes dhe 80.4% në aplikacionet e biznesit ose softuerin e ndërmarrjes.
Krahasisht, ndërmarrjet e vogla ofronin akses në distancë në një masë më të vogël, pasi 74.8% e tyre u jepnin punonjësve akses në distancë në email, 60.9% në dokumente dhe 57.5% në aplikacione biznesi ose softuer të kompanisë. / Eurostat




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.