Pas përballjes në Opinion, reagon Grida Duma
Koordinatorja për marrëdhëniet me publikun në PD, ka reaguar përmes një statusi në facebook ku shprehet për situatën e fundit në të cilën gjendet vendi ynë, “Miq të dashur, përballjet dhe përbaltjet që na solli zbatica politike në momentet e fundit ndërtuan murin tjetër të pengesës për njerëzit që duan të kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë.
Tashmë një ngjarje e madhe politike ka ndodhur, për këdo që ka pak ideal për të bërë diçka për këtë vend, duke cituar një nga mesazhet e mbrëmshme që thotë: “…me dashuri dhe qetësi ky vend po shkon drejt ferrit / bëj grimcën tënde se na poshtëruan intelektin…”, ne të gjithë jemi vënë në një nga zgjedhjet më të vështira midis vetes dhe misionit tonë në këtë shoqëri.”
Grida duket se i ka shmangur komentet për përballjen që ndodhi mbrëmë në studion e Opinion mes saj dhe deputetëve Balla e Rama. Por, lë të kuptohet se referuar ngjarjes në fjalë, ajo ka marrë mbështetjen e publikut që e ka ndjekur dhe komentuar në internet: “Ajo çka është shpresëdhënëse dhe i jam mirënjohëse Zotit në këto momente, është që reagimet në rrjetet sociale tregojnë qartazi që nuk qenkemi “ne” pakica dhe “ata” shumica. Reagimet në këto rrjete, dhe çka është edhe me e bukur mbështetja që personalisht kam marrë nga qindra e qindra zonja dhe vajza që dalin në mbrojtje të një standardi tjetër, është tregues i të vërtetës që po thërret haptazi.”
Grida, sadoqe te genjesh nuke te beson me njeri. Per turpin tuaj, mbreme kerkove tu mbushish mendjen shqiptarve, se saliu thote te verteten dhe cdogje qe thote i del. Mirpo cudia esht se SHqiperia sesht vendi i dyte nga mirqenja mbas GJermanise sic genjente Berisha , pore esht i fndit. Tere bota shqiptare e degjoi kete mashtrim vetem ju bete sikur se kishit degjuar. Me 21 Janar ku u vrane kater demostrus paqesor, ky mashtrus u tha shqiptareve se opozita ishte e paisur me cadrra pistolet, thika me halm, ata vrane njeri tjerin, ndersa kryeprokuroren e bere lavjere bulevardi, ndersa presidentin hor. As kre shan ne parlament me keq nga rrugacet me nene e babe, moter e vella, juve grifsha dume , ju duken te mirqena. Turp tju vije qe perdite vetem mohoni, nxini, vetem e vetem te vini me cdo kusht ne pushtet. M e fjale jini kunder krimit e korupsjoni, me veora dhe ne fakt veproni dhe mbroni krimin. Kete e pame edhe ne diten e Merkure kure nuke votuat kerkesen e prokurorise per heqjen e imunitetit te Doshit dhe Frokut. Hiqni dore nga thirjet per rrezimin me force te qeveis aktuale, ndimoni dhe bashkepunoni per vazhdimin e reformave aq te nevojshme per ate vend.