☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,494 ▼1.48%
DOW 45,999 ▼0.93%
NASDAQ 21,482 ▼2.04%
NAFTA 94.71 ▲4.86%
ARI 4,382 ▼3.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,249 ▼ -3.89% ETH $2,041 ▼ -5.98% XRP $1.3421 ▼ -5.35% SOL $85.9200 ▼ -6.7%
S&P 500 6,494 ▼1.48 % DOW 45,999 ▼0.93 % NASDAQ 21,482 ▼2.04 % NAFTA 94.71 ▲4.86 % ARI 4,382 ▼3.74 % S&P 500 6,494 ▼1.48 % DOW 45,999 ▼0.93 % NASDAQ 21,482 ▼2.04 % NAFTA 94.71 ▲4.86 % ARI 4,382 ▼3.74 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

4 500 biznese u shtuan në listën e borxhlinjve të këqinj në 10 muaj

Numri i bizneseve që janë klasifikuar si tatimpagues të këqinj në tatime vijoi të jetë i lartë edhe këtë vit.

Sipas të dhënave në uebin zyrtar të tatimeve u pa se në periudhën dhjetëmujore bizneset që nuk respektuan afatet për pagesën e taksave arritën në 4550 subjekte.

Ky numër ishte i lartë po ta krahasojmë me vitin e kaluar ku për të gjithë vitin bizneset borxhlie që iu shtuan rishtas listës së zezë ishin 3489.

Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet janë persona fizik, një tregues ky që biznesi i vogël dhe sidomos tregtia me pakicë është duke përjetuar një krizë për ekzistencë prej konsumit të dobët dhe përqendrimit të shitjeve në qendrat tregtare dhe supermarkete.

Sipas të dhënave nga tatimet, bizneset borxhlie të cilat do t’i nënshtrohen mbledhjes me forcë të detyrimeve arritën në 19144 në fund të tetorit.

Legjislacioni tatimor, e cili shërben si bazë ligjore për marrjen e masave të sigurimit dhe fillimin e procedurave të mbledhjes me forcë të detyrimeve ndaj tatimpaguesve që kanë detyrime të papaguara, përcakton se nëse tatimpaguesi nuk paguan në datën e caktuar detyrimin tatimor, në përputhje me nenin 89 të këtij ligji, detyrimi tatimor i papaguar sigurohet në favor të administratës tatimore mbi të gjithë pasurinë e tatimpaguesit, në masën e nevojshme, për të përmbushur detyrimin tatimor të tij.

Masa e sigurimit të detyrimit tatimor të papaguar mund të jetë, sipas rastit, barrë siguruese dhe/ose barrë hipotekore. Vendimi për të vendosur një barrë siguruese dhe/ose barrë hipotekore mbi pasurinë e tatimpaguesit bëhet me shkrim nga drejtori i drejtorisë rajonale tatimore apo drejtuesi i njësisë së ngjashme me të ose titullari i zyrës tatimore të qeverisjes vendore.

Para vendosjes së një barre siguruese dhe/ose barrë hipotekore mbi pasurinë e tatimpaguesit, ky i fundit duhet të njoftohet me shkrim. Njoftimi duhet të përmbajë të gjithë informacionin lidhur me to.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.