🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,604 ▲ +0.15% ETH $2,004 ▲ +0.76% XRP $1.3419 ▲ +0.68% SOL $83.0100 ▼ -0.08%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

4 -mujori, rriten volumet e transportit të mallrave dhe pasagjerëve

Në katër mujorin e parë 2017, volumi i mallrave për kilometër është 6,8 milionë ton, duke u rritur 102,8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016 raportoi sot INSTAT, ndërkohë në katër mujorin e parë 2017, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 697.804, duke u rritur me 22,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Transporti ajror i pasagjerëve gjatë kësaj periudhe zë peshën më të madhe me 71,5 % të totalit.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Prill 2017 është 394 mijë/ton. Krahasuar me Prill 2016, ky tregues është rritur me 2,6 %.

Në katër mujorin e parë 2017, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1.231 mijë/ton, duke u rritur me 6,3 %, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2016.

Porti i Durrësit zë 90,4 %, të gjithë mallrave të ngarkuara/shkarkuara në të gjitha portet. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 3,5 milionë ton për kilometër dhe është rritur 93,7 %, krahasuar me Prill 2016.

Në muajin Prill 2017, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 139 ton duke u rritur 4,5 %, në krahasim me Prill 2016. Në katër mujorin e parë të 2017 volumi i mallrave të transportuara është 543 ton, duke u rritur 3,6 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në transportin ajror janë kryer 1.770 fluturime, duke shënuar një rritje me 6,4 %, ndaj Prill 2016. Në katër mujorin e parë 2017, janë kryer 6.874, duke u rritur me 6,5 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Prill, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 189.763, duke u rritur 27,9 %, krahasuar Prill 2016. Në katër mujorin e parë 2017, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 697.804, duke u rritur me 22,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Transporti ajror i pasagjerëve gjatë kësaj periudhe zë peshën më të madhe me 71,5 % të totalit.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 100.340 persona, krahasuar me Prill 2016, ky tregues është rritur 76,6 %. Gjatë katër muajve të parë të vitit 2017, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 269.916, duke u rritur me 18,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.