☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,858 ▼ -2.76% ETH $2,185 ▼ -2.88% XRP $1.3234 ▼ -1.72% SOL $81.5500 ▼ -3.74%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

“50 milionë lekë për atë që ofron informacione për Balilin”

Policia e Shtetit ka vendosur të ofrojë 50 milion lekë (të vjetra) për informacion për kapjen e Klemend Balilit.

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të kujtdo qytetari që ka informacion apo ndihmon për kapjen e shtetasit në kërkim Kelmend Balili, shumën prej 50 milion lekësh (të vjetra).

Duke garantuar anonimatin, Policia ka vënë në dispozicion këtë numër telefoni 0694109188.

Bashkë me qytetarët, ndërtojmë një vend më të qetë dhe një Shqipëri më të sigurt!”, thuhet në njoftimin e policisë.

Emri i Balili ka qenë edhe kryefjalë e debateve dhe akuzave politike në muajt e fundit mes shumicës dhe opozitës.

Ndërsa nesër në orën 12:00 është parashikuar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar dhe analizuar veprimet dhe mos veprimet për mos arrestimin e Kelmend Balilit.

Kelmend Balili cilësohet nga mediat greke si “Eksobari i Ballkanit”. Në muajin Dhjetor te vitit 2016,

Policia e shpalli zyrtarisht në kërkim dhe angazhoi mbi 200 forca policore që krehën zonën e jugut. Kontrolle pati dhe në familjen Balili në Sarandë.

Aktualisht ndaj Balili rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, krijimi i grupit të strukturuar kriminal, pastrimit të parave si dhe kultivimi narkotikëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.