Arte

50 thënie brilante të Paulo Coelhos, për t’i mbajtur gjithmonë brenda vetes

  1. Bëhu trim. Ndërmerr rreziqe.
  2. Çdo bekim i injoruar shndërrohet në një mallkim.
  3. Nuk ka nevojë për arsye për të dashur dikë.
  4. Mos u jepni para frikërave tuaja. Nëse e bëni, ju nuk do të jeni në gjendje të bisedoni me zemrën tuaj.
  5. Dashuria mund të na dërgojë në ferr apo në parajsë, por gjithmonë ajo na çon diku.
  6. Jeta gjithmonë është çështje e të priturit për momentin e duhur për të vepruar.
  7. Gjithmonë vëruani veshin shenjave.
  8. Të mençurit janë të mençur vetëm për shkak se dashurojnë. Budallenjtë janë budallenj vetëm për shkak se mendojnë që mund ta kuptojnë dashurinë.
  9. Jeta tërheq jetën.
  10. Kur një person e dëshiron me të vërtetë diçka, i gjithë universi “bën plane” për ta ndihmuar që të realizojë ëndrrën e tij.
  11. Ne duhet të ndalemi dhe të jemi aq të përulur sa të kuptojmë se ka diçka që quhet mister.
  12. Ju mund të verboheni duke e parë çdo ditë si të ngjashme. Çdo ditë është një ditë tjetër. Çdo ditë sjell mrekullinë e vet.
  13. Nuk mbyteni duke rënë në lumë, por duke qëndruar zhytur në të.
  14. Ne do ta kuptojmë plotësisht mrekullinë e jetës, vetëm kur të lejojmë të papriturën që të ndodhë.
  15. Dy gabimet më të rënda strategjike që mund të bëni, janë të veproni në mënyrë të parakohshme dhe të lejoni që një shans t’ju rrëshkasë. Për të shmangur këtë, çdo luftëtar e trajton çdo situatë si të ishte unike dhe nuk mbështetet tek opinionet apo recetat e të tjerëve.
  16. Nëse ju i kushtoni vëmendje të tashmes, mund të përmirësoheni bazuar tek ajo.
  17. Nëse unë jam me të vërtetë pjesë e ëndrrës tënde, ti do të kthehesh një ditë.
  18. Eshtë dora që ngjall dashuri dhe krijon një shpirt binjak për çdo person në botë.
  19. Gjuha që të gjithë mbi tokë ishte në gjendje të kuptonin në zemrat e tyre, ishte dashuria.
  20. Hani kur është koha për të ngrënë, dhe ecni përpara, kur është koha për të ecur përpara.
  21. Jeta do të jetë një festë për ju, një festival i madh, sepse jeta është momenti që jemi duke jetuar në këto momente.
  22. Në qoftë se ju mund të përqendroheni gjithmonë në të tashmen, do të jeni një njeri i lumtur.
  23. Pritja është e dhimbshme. Harresa është e dhimbshme. Por të mos dish se cilën prej tyre të bësh, ky është lloji më i keq i vuajtjeve.
  24. Jemi ne që ushqejmë Shpirtin e Botës.
  25. Mos harroni se aty ku ndodhet zemra juaj, aty do të gjeni thesarin tuaj.
  26. Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur për t’u arritur: frika e dështimit.
  27. Shumica e njerëzve e shohin botën si një vend të rrezikshëm dhe, për shkak se ata e shohin kështu, bota rezulton, me të vërtetë, të jetë një vend i rrezikshëm.
  28. Thuaji zemrës tënde se frika e vuajtjes është më e keqe se vetë vuajtja.
  29. Nuk ekziston një gjë e tillë si rastësia.
  30. Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga e panjohura, nëse janë të aftë për të arritur atë që u nevojitet dhe e duan.
  31. Asgjë nuk mund ta zëvendësojnë përvojën.
  32. Kur dikush merr një vendim, ai është po zhytet në një rrymë të fortë që do e marrë me vete.
  33. Për shkak se ekziston një forcë e cila dëshiron që ju të realizoni Legjendën tuaj Personale; ajo “lag” oreksin tuaj me një shije të suksesit.
  34. Njerëzit mësojnë, herët në jetën e tyre, se cila është arsyeja e tyre e të qenit. Ndoshta kjo është arsyeja pse ata heqin dorë kaq herët prej saj.
  35. Njerëzit janë të aftë, në çdo kohë në jetën e tyre, të bëjnë atë që ëndërrojnë.
  36. Realizimi i fatit të tij, është detyrimi i vërtetë i një personi.
  37. Shpirti i Botës ushqehet nga lumturia e njerëzve. Por edhe nga pakënaqësia, zilia, xhelozia.
  38. Të gjithë duket se kanë një ide të qartë se si njerëzit e tjerë duhet ta bëjnë jetën e tyre, por asnjë ide për jetën e tij apo të saj.
  39. Në një pikë të caktuar në jetën tonë, ne e humbasim kontrollin dhe jetët tona kontrollohen nga fati.
  40. Ëndrrat janë gjuha e Perëndisë.
  41. Bota ku po jetojmë do të jetë ose më mirë, më keq, në varësi të faktit nëse ne bëhemi të mirë ose të këqinj.
  42. Ne bëjmë shumë shmangie, por jemi gjithmonë të drejtuar për tek i njëjti destinacion.
  43. Ka vetëm një mënyrë për të mësuar, dhe kjo është me anë të veprimit.
  44. Çdo gjë mbi faqen e tokës ka një shpirt: mineralet, perimet, kafshët, apo edhe vetëm një mendim i thjeshtë.
  45. Nëse ju filloni duke premtuar atë që nuk e keni ende, do të humbni dëshirën tuaj për të punuar në drejtim të realizimit të saj.
  46. Çdo kërkimi fillon me fatin e fillestarit.
  47. Dhe çdo kërkim përfundon me fitimtarin që testohet rëndshëm.
  48. Çdo gjë që ju duhet të dini, e keni mësuar gjatë udhëtimit tuaj.
  49. Gjithçka që ne shohim, është vetëm pjesa e dukshme e realitetit.
  50. Çdo person mbi tokë luan një rol qendror në historinë e botës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button