Te ndryshme
500 euro gjobë kush i afrohet George Clooney
George Clooney dëshiron ta festojë 54 vjetorin e tij të lindjes në vilën e Laglio-s, buzë Liqenit të Komos dhe kryebashkiaku i qytetit, Roberto Pozzi i ka ashpërsuar masat për të ruajtur privatësinë e aktorit dhe të bashkëshortes së tij Amal Alamuddin.
Kush e lë varkën më pak se 100 metra nga shtëpia e Clooney do të gjobitet deri në 500 euro.
Urdhëresa e nxjerrë nga Bashkia më 3 prill synon të mbrojë jo vetëm çiftin, por edhe miqtë e tyre vipa.