6 gjëra që nuk i dini për shtrëngimin e duarve
u mund të takoheni duke shtrënguar duart me disa njerëz në ditë, por e keni pyetur veten se çfarë ndodh me këtë takim duarsh?
Për çudi ka një sërë kërkimesh për këtë. Më të fundit, një grup shkencëtarësh nga Izraeli kanë përdorur një kamera të fshehtë, për të zbuluar se meshkujt ishin të prirur të fërkonin duart brenda 60 sekondave me një tjetër mashkull.
“Njerëzit nuk e vënë re këtë që po bëjnë”, thotë bashkëautori i studimit, Idan Frumin. “Madje, kur ua kemi treguar regjistrimin më pas, shumë prej tyre mendonin se ishte modifikuar disi”, vijon profesori i Institutit izraelit Weizmann.
Shtrëngoni duart për të treguar se jeni të paarmatosur
Megjithëse shumë mendojnë se shtrëngimi i duarve është një zakon edukativ, teoria më dominante e takimit të duarve është se ajo filloi si një mënyrë për të treguar mirëseardhjen tjetrit, dhe për t’i treguar se nuk ke armë. Nëse mbani mend filmin Gladiator, në versionin romak, gjatë takimit përfshihej edhe krahu, parakrahu dhe brryli. Historianët thonë se kjo bëhej për të treguar se nuk kishin fshehur asnjë thikë nën mëngë.
Një takim i lehtë duarsh mund t’ju ndalë karrierën
Menaxherët e punësimit e shohin kandidatin që kërkon punë që nga shtrëngimi i duarve, nëse është apo jo i aftë për punë. Të paktën kështu thotë një studim i Journal Of Applied Psychology. E drejtë apo jo, një shtrëngim duarsh na tregon vetëbesimin që kemi, thonë autorët.
Shtrëngimi i duarve i bën njerëzit të të duan
Pothuajse çdo bashkëveprim i njeriut me njeriut bëhet më i lehtë nëse njerëzit takojnë duart, thotë një kërkim i Journal of Cognitive Neuroscience. Duke aktivizuar pjesë të trurit tuaj që kanë të bëjnë me ndërveprimin shoqëror, shtrëngimi i duarve në fillim u jep mundësinë t’u shohin me sy të mirë dhe ul shanset për të të marr inat.
Duhet ti heqësh vizën disa njerëzve nëse takoheni me dorën e majtë
Në disa vende të Azisë dhe Lindjes së Mesme njerëzit përdorin dorën e majtë për t’u kujdesur për veten kur shkojnë në tualet. Dhe të takosh një person me dorën e majtë, apo të prekësh krahun e tij me dorën e majtë kur e takon, është një ofendim shumë i madh në disa rajone.
Ju duhet të shtrëngoni duart për jo më shumë se 2 sekonda.
Kur njerëzit ndihen mirë nga një shtrëngim i gjatë duarsh, një takim i shkurtër u jep atyre përshtypjen se je një njeri arrogant dhe i painteresuar. Kështu thotë një studim britanik. Studiuesit thonë se një takim duarsh që zgjat 1 apo 2 sekonda është më i përshtatshmi.
Nuk duhet të jesh psikolog të lexosh pëllëmbën e dorës
Kur takon duart, nëse e jep dorën tënde me pëllëmbën sipër tregon ndershmëri dhe gatishmëri, por edhe nënshtrim, thotë një studim britanik. Ndërkohë duke dhënë dorën me pëllëmbën poshtë, tregon se ju jeni mbi nivelin e tjetrit. Kështu që, kur jeni në dyshime, mbajeni pëllëmbën drejt.