“68 mijë vota për të kaluar pragun”, Kthupi bën llogaritë: Ja si “të vegjlit” mund të futen në Parlament
Avokati dhe analisti, Rezart Kthupi i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me pragun 4% për mandatet e deputetëve. Kthupi gjatë fjalës së tij u shpreh se këtë prag mund ta kalojnë vetëm partitë e mëdha që janë PS-ja dhe PD-ja. Ai gjithashtu bëri një llogaritje se sa vota do të duheshin për të kaluar këtë prag.
“Ti e kalon pragun prej 4% futesh te torta dhe mund të marrësh mandate deputetësh. Po e llogarisim me 1 milion 700 mijë që është për komoditet llogaritje që do thotë 68 mijë vota do të kërkoheshin që ta kalosh pragun. PS-ja dhe PD-ja, asnjë tjetër.
Kalkulimet elektorale bëhen mbi një skenar të mundshëm. Po jo domosdoshmërisht skenari çon pastaj në përfundim. pragu prej 4% është pragu, le të themi më natyral që përdoret më gjerësisht.Domethënë ti ke disa lloj pragjesh domethënë në varësi të sistemit që ti përdor apo në varësi të vendit ku përdoret dhe në varësi të qëllimit që ti ke.
Sa më i ulët është pragu, aq më shumë shpërndarje në përfaqësim ke. Sa më i lartë është pragu, aq më pak shpërndarje në përfaqësim ke. Që do të thotë një prag, po të marr Hollandën si shembull që e ka 2% ka përfaqësim më të madh elektoral. Një prag si e ka Turqia që ka 7% pragun, ka të njëjtin sistem, por e ka pragun 7%, ka përfaqësim shumë më të vogël elektoral dhe kufizon mundësinë e subjekteve të reja për t’u futur në parlament.
Pragu është baza që do të thotë çdo parti që do futet një palë zgjidhje, kalkulimin e bën duke u nisur nga numri total i votave që i duhet për të kaluar pragun. Nëse nuk kalon pragun, këto vota konsiderohen të humbura, sepse nuk do të gjejnë përfaqësim parlamentin e ardhshëm”, tha ai ndër të tjera.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.