🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.39 ▲1.74%
ARI 4,491 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,148 ▼ -4.45% ETH $1,875 ▼ -5.61% XRP $1.2427 ▼ -2.02% SOL $74.9900 ▼ -5.89%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.39 ▲1.74 % ARI 4,491 ▼0.64 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.39 ▲1.74 % ARI 4,491 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama reagon pas natës së tretë të protestave: Shqipëria do të bëhet sipas kontratës që lidhëm në maj!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas natës së tretë radhazi të protestave para Kryeministrisë kundër projektit turistik në Zvërnec, duke ndarë në rrjetet sociale një video nga tubimi ku dëgjohet një protestues duke përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj miliarderit George Soros dhe familjes së tij.

Në postimin e tij, Rama u shpreh i vendosur për të vijuar me realizimin e projektit dhe ironizoi protestuesit, duke theksuar se qeveria do të zbatojë programin për të cilin, sipas tij, ka marrë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e fundit.

“MIRËMËNGJES, dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga ‘Shqipëria e shqiptarëve’, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do të bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 800 mijë e kusur shqiptarë këtu e nëpër botë, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes”, shkruan Rama krahas videos.

Në këto pamje, një prej protestuesve shprehet kundër qeverisë por edhe kundër Sorosit.

“Në fakt ne kërkuam që kryeministri të dorëhiqej që sonte. E Ka tepruar deri në pikën ku s’mban më. Ne kemi mëshirë për të tani sepse në të vërtetë, ndonjë patriot edhe mund të bënte ndonjë gjë të keqe. Sepse ashtu jemi mësuar ne, t’i heqim tradhtarët, duke i vrarë ata. Por me anë të tolerancës dhe shpirtit tonë të mirë, i kemi dhënë 24 orë. Dhe po nuk iku për 24 orë, i lutemi Zotit ta ndihmojë. Ta ndihmojë Zoti, Krishti sepse ai është katolik. Ne prej krishtit e kemi falur deri tani, por edhe katolikët nuk presin më. Nuk ka më tolerancë. Tolerancë zero ndaj satanistëve! Vdekje satanistëve dhe Sorosit! Po të kam parë më në Shqipëri, Soros, alex Soros, gjithë banda juaj, po ju kam parë më e keni me mua personalisht. I ëill fuck your mother, i ëill fuck your sister!”, shprehet protestuesi.

Protestat kundër projektit në Zvërnec kanë vijuar prej disa ditësh, që pas incidentit ku një protestues u dhunua në Vlorë nga punonjësit e kompanisë private të sigurisë që mbronin kantierin. Qytetarët kërkojnë ndalimin e projektit, pasi sipas tyre cenon zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.