Ekonomia

71 milionë euro për zhvillimin e turizmit

Shqipëria dhe Banka Botërore dakordësohen për të financuar zhvillimin urban dhe kulturor në Gjirokastër, Berat, Sarandë, Butrint dhe Përmet

Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare firmosën sot një marrëveshje për zhvillimin urban dhe turizmin në katër zona me potencial shumë të lartë turistik.

71 milionë eurot që vendosën në dispozicion të qeverisë shqiptare do të shkojnë për të përmirësuar infrastrukturën urbane, rrugore, si dhe qendrat e trashëgimisë kulturore në dy qytete të mbrojtur nga UNESCO, Berat dhe Gjirokastër, në Sarandën e konsideruar si një portë hyrëse e turistëve në Shqipërinë e Jugut, në Butrint dhe në Përmet.

Kryeministri Rama theksoi se kjo marrëveshje do t’i bashkohet projekteve të Rilindjes Urbane, Fondit të Rajoneve dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që gjatë këtyre tre viteve i janë dedikuar eksluzivisht përmirësimit të infrastrukturës urbane dhe rrugore të qyteteve të Shqipërisë.

“Kam kënaqësinë të them se mbase për herë të parë, Banka Botërore do të jetë një “junior partner” i Qeverisë Shqiptare, pasi financimet tona në këtë sektor kanë qenë disa herë më të larta se ky investim i Bankës Botërore”, nënvizoi Kryeministri.

Aktualisht, Shqipëria llogarit 51 mijë të punësuar në sektorin e turizmit.

71 milionë eurot e përfituar do të përdoren për të zhvilluar turizmin në potencialin e tij të plotë, çka parashikohet që deri në vitin 2025 të rrisë deri në 250 mijë, numrin e shqiptarëve të punësuar në sektorin e turizmit.

Pavarësisht rritjes së numrit të vizitorëve të huaj me 20% gjatë 2016-s, kontributi i turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë është 6%, ndërsa në vendet fqinje si Kroacia dhe Greqia arrin deri në 15%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button