☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.92 ▲1.52%
ARI 4,713 ▲0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,834 ▼ -0.09% ETH $2,094 ▲ +1.02% XRP $1.3383 ▲ +0.26% SOL $82.9600 ▼ -0.96%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.92 ▲1.52 % ARI 4,713 ▲0.73 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.92 ▲1.52 % ARI 4,713 ▲0.73 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

717 viktima në pelegrinazhin e Haxhit

Një fatkeqësi hedh hijen e saj mbi festën e rëndësishme myslimane të Kurban Bajramit. Të paktën 717 vetë janë vrarë e 805 të tjerë janë plagosur nga një ikje e rrëmujshme gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mina, rreth 5 km larg Mekës. Lajmin e pohojnë zyrtarë sauditë, të cilët shtojnë se në zonen e kthyer në skenën e tragjedisë, ku mbizotëron kaosi, janë dërguar me urgjencë ekipe të ndihmës së shpejtë.

Po të enjten, dy shpërthime në një xhami të kryeqytetit të Jemenit, Sana, i morën jetën 25 personave e lënduan të paktën 36 të tjerë. Sulmet e realizuara sipas gjasave nga kamikazë, goditën xhaminë al-Balili pikërisht në kohën kur besimtarët po kryenin faljen e namazit. Episodi i dhunshëm trondit vendin vetëm dy ditë pasi presidenti i tij, Abdrabbuh Mansour Hadi, u rikthye në qytetin jugor të Adenit nga Arabia Saudite, ku kishte jetuar në mërgim që prej muajit mars. Kreu i shtetit u largua asokohe pas avancimit të ndjeshëm të rebelëve huthi, të vënë tashmë nën shënjestrën e koalicionit të udhëhequr nga sauditët.

Në vende të tjera, kremtimet kanë shkuar qetë. Xhamia e madhe sunite në Bagdad mblodhi me dhjetëra vetë; shumica kishin të njëjtin urim: paqe, mirësi e begati për të gjithë.

Shpresa për paqe mbizotëronte në këtë ditë dhe lutjet e afganëve. “I kërkoj qeverisë t’i bashkohet këtij procesi sepse vetëm me paqe dhe stabilitet afganët do të jenë të lumtur”, thotë për Reuters një banor i Kabulit.

Trenat e tragetet e mbushura me besimtarë që duan ta kalojnë festën pranë familjeve të tyre janë skena të përsëritura në Bangladesh. Në Malajzi, Kurban Bajrami kremtohet mes pasigurive që kanë ngjallur tensionet racore dhe skandali i korrupsionit ku është përfshirë kryeministri Najib Razak.

Myslimanët në Indonezi ndërkohë festojnë me ritualet e përhershme të flijimit të kafshëve, vetëm se këtë herë, në praninë e një “mysafiri të paftuar”, një mjegull e dendur që ka mbuluar disa qytete të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.