85 pjesëmarrës dhanë spektakël në qiell, Berati Open Air ndan çmimet
“Berati Open Air” u mbyll sot në qytetin e “një mbi një dritareve” me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Pas tre ditëve ku 85 pjesëmarrës dhanë spektakël në qiell, fituesit u renditën si më poshtë:
Në kampionatin kombëtar, vendi i parë shkoi për Xhonatan Islamin, i ndjekur nga Veton Sylaj në vendin e dytë dhe Arbër Shala në të tretin.
Në renditjen e përgjithshme të “Berati Open”, fitues u shpall Matjaz Sluga nga Sllovenia, vendi i dytë shkoi për Xhonatan Islamin dhe vendi i tretë për Milen Milchev nga Bullgaria.
Kryetari i bashkisë së Beratit Ervin Ceca u uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe i ftoi të ritakohen në fluturime të tjera.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.