Moda

90 vite stil mbretëror

Publiku i thjeshtë do të ketë mundësi të shohë nga afër veshjet e Mbretëreshës Elizabeta. ’90 vite stil nga garderoba e Mbretëreshës”, quhet ekspozita e hapur ne Buckingham Palace me rastin e 90-vjetorit të sovranes.

Atje do të shfaqen dhjetra veshje që Elizabeta ka mbajtur që kur ishte fëmijë e deri në ditët e sotme. Përfshihet gjithashtu fustani i bardhë prej sateni, të cilin sovranja e veshi në ditën e kurorëzimit të saj në vitin 1953.

“U desh një vit për të realizuar ekspozitën, por u befasova që gjithçka ishte në kushte shumë të mira, pasi veshjet janë ruajtur me shumë kujdes nga garderobistja e Madhërisë së Saj”, thotë njëra prej organizatoreve të ekspozitës.

Koleksioni përfshin veshje të mbajtura për raste zyrtare, udhëtime jashtë vendit dhe ngjarje familjare. Mbretëresha njihet për preferencën e saj për veshjet me ngjyra të çelura e të theksuara, në mënyrë që të dallohet lehtësisht në rastet e rëndësishme.

Elizabeta është monarkja më jetëgjatë në historinë britanike dhe vitin e kaluar ajo tejkaloi ster-ster gjyshen e saj, Mbretëreshën Viktoria,si sovranja që sundoi më gjatë.

Ekspozita ne Buckingam Palace do të qëndrojë e hapur deri në 2 tetor të 2016-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button