Opinion

Nga Juri RESHETO

Reagimet e Rusisë për kritikat e reja për dopingun tregojnë: ajo jeton prej kohësh në një botë të vetën paralele. Ajo i ngjan gjithnjë e më shumë Bashkimit Sovjetik dhe i çon në izolim rusët.

“Deri sa t’ju pickojë gjeli në prapanicë!” – kështu e quajnë rusët një gjendje kur pret gjatë, kur rri pafundësisht duarlidhur, kur i zvarrit gjërat pafundësisht. Gjeli me sa duket do ta pickojë të gjithë vendin në 17 qershor, kur Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) do t’i dëbojë atletët rusë nga Lojërat Olimpike në Rio. Kjo pritet ndërkohë në Moskë. Shumë të forta janë kritikat për doping, shumë të dobëta kundërargumentat. Dhe “Rusia do të ndëshkohet, në një mënyrë ose në tjetrën” – kjo është e përbashkëta e shumicës së reagimeve këtu. Sa keq!

Ata që kishin planifikuar direkt ose indirekt pjesëmarrjen e tyre në Rio kërkojnë tani këshilla: si mund ta anuloj fluturimin tim? Çfarë të bëj me hotelin? Por ata harrojnë krahas këtyre pyetjeve akoma hipotetike problemin tjetër, shumë thelbësor: Çfarë po ndodh në të vërtetë me sportin rus? Pavarësisht nga Lojërat Olimpike. Si do të ecë puna më tej?

Harrim dhe spostim i vëmendjes

Në vend të kësaj: harrohet dhe spostohet vëmendja nga ajo që ndodhi. Sipas parimit: fajin e kanë të tjerët. Perëndimi i keq, i cili nuk dëshiron ta shohë Rusinë të ngrihet në këmbë nga ndenjia në gjunjë dhe të rifitojë rëndësinë e dikurshme. Nga gjunjët? Cilët gjunjë? Kur ka qenë Rusia për herë të fundit në gjunjë? Në fillim të viteve ’90 ndoshta, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Para njëzetepesë vjetësh.

Mund ta kuptosh dhimbjen e atyre sportdashësve që ankohen: pse gjithmonë ne? Zhgënjimi i miliona tifozëve rusë, të cilët mund të marrin pjesë vetëm me kufizime në ngjarjen sportive ndoshta më emocionale dhe më të bukur, sepse ndoshta bashkëatdhetarët dhe idhujt e tyre do të qendrojnë ndoshta në shtëpi. Pse gjithmonë vetëm ne? Edhe të tjerë marrin doping. Është e vërtetë. Dhe vihen njësoj në shtyllën e turpit. Vetëm se të tjerët nuk ua hedhin fajin e tyre të tjerëve. Të vjen keq për atletët që nuk kanë marrë kurrë doping dhe megjithatë mundt të përjashtohen. Ata kanë objektiva, tregojnë ambicie dhe shpresojnë. Ende.

Mutko i bie fyellit në një vrimë

Fakti që ministri rus i Sportit, Witali Mutko, i bie fyellit në një vrimë kur thotë se synimi i zbulimeve është që vetëm që të ndikohet vendimi i IAAF për pjesëmarrjen e Rusisë në Olimpiadë, i bën dëm të gjithë vendit. Sepse Rusia nuk mëson asgjë për të ardhmen.

Kjo në një kohë kur përjashtimi eventual i atletëve rusë mund të ketë një të mirë. Me paratë e kursyera mund të ndërtohet më në fund një autostradë e re midis Moskës dhe Vladivostokut. Dhe një stadium i ri. Për Kampionatin Botëror të 2018-ës. Po të mos anulohet ai deri atëherë. Për shkak të korrupsionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button