Home / Sporti / Sporti ne bote / Superkupa dhe Seria A, në Riad ose Dubai

Superkupa dhe Seria A, në Riad ose Dubai

Milan – Inter, finalja e Superkupës së Italisë e zhvilluar të mërkurën në mbrëmje në Riad, ishte edicioni i fundit i këtij trofeu për atë që parashikon kontrata që Liga e Serisë A ka firmosur me Arabinë Saudiute. Por edhe në të ardhmen, duke përjashtuar surprizat, destinacioni mund të jetë i njëjtë me një marrëveshje të re dhe format të ri.

Ndeshja e mbrëmjes së djeshme ka sjellë një shumë prej 7.5 milion euro, shifër që do të mund të shkojë në 23 milion euro vitet e ardhshme nëse Liga e Serisë A do t’i hapi rrugën ndryshimit të formatit, jo vetëm një finale e vetme, por një Final-Four në stilin spanjoll. Pra dy gjysmëfinale dhe një finale në të cilën do të garojnë katër skuadra për një trofe.

Liga A ka dëshirën të mbesë në Arabinë Saudite, edhe pse në sfond qëndron kandidatura e Emirateve të Bashkuara Arabe. Jo vetëm Superkupa e Italisë por është duke u parë mundësia e zhvillimit të një jave të plotë të Serisë A në të gjithë vendin arab. E vërteta është fakti se dhe Italia, ashtu sikurse Spanja, kërkon të mbetet jashtë vendit të vet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: