A do t’i kthehemi sërish Luftës së Ftohtë?
Përballë situatës aktuale botërore, epoka e Luftës së Ftohtë duket si një kohë e shkuar “e mirë”. Pasi gara e re armatimeve nuk mund ta pengojë dot përdorimin e armëve. Përkundrazi…
Vërtetë e shëmtuar për njerëzit në Perëndim, Lufta e Ftohtë ishte vetëm kur e shihnin nëpër filma e kinema. Atje ziente shpesh mallkimi e kthehej deri në urrejtje personale të sistemeve me njëri-tjetrin, për të vënë në përdorim të gjitha mjetet e disponueshme që bëjnë të shkatërrohej njerëzimi me armë bërthamore – si për shembull në filmin “Spiuni që erdhi nga i ftohti” apo dhe “Gorky Park”.
Në përditshmërinë perëndimore, përkundrazi gjërat nuk po shkonin as ftohtë e as në mënyrë armiqësore. Sigurisht se njërin apo tjetrin e bezdiste bunkeri atomar në kopshtin e fqinjit, por diçka e tillë nuk mund ta ndryshonte dot atmosferën e përgjithshme. Si një simbol vaniteti, në vendet ku festoheshin ditëlindjet ato mund të shkaktonin ca bezdi, por festa megjithatë vazhdonte. E thënë shkurt, sekush ngrohej në diellin e tij të qartësisë së marrëdhënieve.
Dhe ata ishin në dimensionin e tyre njëplanësh në fakt, siç e formuloi asokohe Presidenti amerikan, Ronald Reagan, në vitin 1977 në përmbledhjen e tij të strategjisë globale në luftën mes sistemeve: “Ne do fitojmë, ata do humbasin”. Dhe në fakt, kështu edhe ndodhi.
Kush do tmerrohet në fakt, nëse tanimë sërish do të flitet për një Luftë të re të Ftohtë? “Ne nuk duam Luftë të Ftohtë e as të nxehtë me Rusinë”, tha shefi i Pentagonit, Ashton Carter, të hënën gjatë kësaj jave në vizitën e tij në Europë. Ai e bëri këtë deklaratë në kuadër të njoftimeve që SHBA ka bërë në lidhje me dislokimin e armatimeve të rënda në Europën Lindore si kundërpërgjigje ndaj agresionit të mundshëm rus.
Shefi i Kremlinit, Putin, pas kësaj urdhëroi modernizimin e raketave të tij bërthamore me rreze të gjatë veprimi. Një garë e re armatimi pra ka nisur dhe kësisoj është përmbushur një aspekt i qenësishëm i Luftës së Ftohtë. Një garë, të cilën bota e lirë – që nga fundi i saj – sigurisht se e mban mend mirë.
Me Snowden, tensioni shpërtheu pa fre
Qysh prej më shumë se dy vitesh po synohet sërish një “Cold War” që po ngrohet në atmosferë si një metaforë për gjendjen konfliktuale botërore. Kur punonjësi i shërbimeve sekrete amerikane, Edward Snowden, në vitin 2013 u hodh në krahët e Kremlinit duke marrë arratinë – mori me vete atje jo vetëm ndjenjën e epërsisë morale të botës perëndimore të shërbimeve të fshehta, por edhe gjëra me vlerë në aspektin e shërbimeve sekrete – konfrontimi i hershëm mes dy blloqeve ia nisi sërish nga e para.
Me zaptimet që Rusia u bëri territoreve fqinje në Krime e gjetkë në Ukrainë, nga raportet asnjëherë seriozisht të tensionuara mes Lindjes e Perëndimit pas vitit 1989, u duk se rilindën pozicionimet e qarta frontale mes palëve – përfshirë edhe përpjekjet ruse, për t’i parë gjermanët si kufi mes dy blloqeve. Pra gjithçka si zakonisht? Mungon vetëm që “ne do fitojmë, ata do humbasin”, pasi “ata” sërish ekonomikisht nuk mund të rezistojnë dot?
Dhe kjo ndodh jo vetëm sepse sot në Shtëpinë e Bardhë mungon ai idealizmi robust reganian, për të cilin dikur Henry Kissinger kishte shkruar, se ai kishte shkuar në vendosmërinë e tij “deri në kufijtë e mohimit të historisë”.
Janë rrethanat që një rikthim të Luftës së Ftohtë – edhe aq i padëshirueshëm që ai mund të jetë në krahasim me alternativat – thjesht të mos lejohen. Kjo fillon me atë që është përshkruar disa herë – skenarin multipolar të pushtetit jo vetëm në rrafshin e shteteve, por edhe në aktorët shtetërorë që nuk po bëjnë luftën. Lufta e Ftohtë me “balancën e saj të frikës”, përkundrazi, nuk u bë e nxehtë sepse ishte bipolare – dhe sepse e dinin se kush ishte kundërshtari.
Kush dëshiron të ecë i sigurt, në mendimin se “ata do humbasin”, duhet së pari të dijë se kush janë “ata” në radhë të parë.
Luftërat moderne përcillen nga errësira. Dhe atje, ku ato zhvillohen nën dritën e diellit dhe “ad personam”, mbizotëron lufta hibride në stilin partizan, siç ajo bëhej dikur ndoshta si zëvendësuese e luftës në botën e tretë, për mjegullimin e fushëbetejës.
Ajo çka mjegullon jo vetëm kufijtë mes “luftës” dhe çdolloj terrorizimi deri në paqartësi, por që mund ta kthejë aksionin e çdo kohe deri para derës së shtëpisë sonë – në rastin e Ukrainës ka marrë një formë materiale e konvencionale.
Ndryshimi bazë në konfrontimin mes blloqeve të shkollës së vjetër është se, në garën e re të armatimeve, nuk është ndërtuar më asnjë garanci mossulmimi. Një balancë e frikës që pengon luftën në skenarin e luftës kibernetike, nuk është e mundur, edhe si pasojë e epokave praktikisht inekzistente. Për më shumë: Lufta kibernetike, sikurse edhe lufta informative – e kjo po e tregohet këto ditë në mënyrë shembullore – nuk njeh asnjë dallim më mes sulmit dhe mbrojtjes.
Kush pra po përpiqet sot të menaxhojë e renditë në një analizë rreziqesh kategoritë e Luftës së Ftohtë, e zbukuron situatën faktike në vetë mohimin që i bën. E pra, këtë radhë nuk do të ketë më gjëra të shëmtuara që përjetohen vetëm në kinema, plotësisht ndryshe nga ajo që patëm përjetuar dikur në kohët e mira apo të këqija të Luftës së Ftohtë. Dhe pohimi reganian “ne do fitojmë”, nuk është më ai që ishte dikur. A.P.
Marrë me shkurtime nga “Die Welt”