☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▲0%
ARI 4,162 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $86,206 ▲ +1.7% ETH $2,712 ▲ +0.91% XRP $1.5170 ▲ +1.91% SOL $121.8600 ▲ +1.73%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▲0 % ARI 4,162 ▲0 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▲0 % ARI 4,162 ▲0 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
05 Tet 2026
Breaking
Opinion

A mund të jetë Salianji, Nigel Farage i lokaleve të 2027?

Nga Ylli Pata

Sali Berisha do ë ketë më 23 maj, zgjedhjen më të vetmuar jo thjeshte të historikut politik, por ndoshta më të izoluarën në logjikën e relevancës politike.

Pasi i ka bërë bllok të gjithëve, nga Ervin Saljani, te Evi Kokalari, nga Alessia Balliu te Merema Sela, doktori do të festojë me fansat e mbetur, të cilët do të mendojnë për ditët që vijnë pas.

Kjo traumë e dukshme dhe që është shpërfaqur në publik duket se pjesën e dytë të saj do ta ketë në zgjedhjet vendore të 2027-s. Ku në një farë mënyre do të bëhet nxemja e palëve dhe aktorëve të opozitës.

Që gjërat po lëvizin duket edhe nga alarmi i kandidatit të mundshëm të PD-së për bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, i cili ka kërkuar një konfirmim zyrtar për premtimin që i ësë dhënë.

E në këtë pjesë, pra në lëvizjen e opozitës në 2027-, natyrisht edhe pjesë të tjera, do të përqëndrohet edhe vëmendja publike.

Rasti i Nigel Farage në Britaninë e Madhe, i cili ka nxjerrë jashtë loje një dinosaur politik si Partia Konservatore në zgjedhjet e djeshme vendore, është një precedent se nuk është vula apo rëndesa e fanelës një kusht i panegocueshëm për të çarë ugarin politik.

Vetëm se gara është një ndërmarrje serioze, e kërkon angazhim po serioz, duke e nisur betejën që tani. Që nga aleancat e deri tek zgjedhjet e kandidatëve. Vërtetë që sot po përjetojmë falë impasit politik një shkretëtirë, e cila mund të kalohet thjeshte duke injoruar e mos harxhuar energjinë me “elefantin” apo “dinosaurin”.

Rasti britanik është tregues i qartë që fituan ata që këto kohë kanë mbajtur tepin e debatit, duke injoruar dhe lënë ne vetmi artefaktet arkeologjike.

Ndryshe debate do sillet e risillet tek supa e ringrohur e përralave që po qarkullojnë këto ditë siç është ajo e heqjes së Non grata-s “shmë shpejt”. Variant, i cili pasu u kthye në një variant i gatshëm sa herë ka probleme, këtë herë nuk po ngjit.

Edhe pse po shpërndahet me delikatesë si një “lajm i rezervuar” gjoja se e kanë ekskluzive dhe konfidencial. Natyrisht që këto riciklime ndodhin nga kënetëzimi politik, i cili ka të njëjtën faunë e florë që proceset i njohin të gjithë. Për ta tharë, dikush duhet ta hapë kanalin, natyrisht do të ketë polemika e inate, po kur ë dalë fusha e humusi, të gjithë do të ngulin belin në dheun e njomë të opozitës së re të bonifikuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.