A po krijohen grupet e para në Ferma VIP 3? Sara përballet me Akilin dhe Fabjolën, debate të forta mes tyre

Ferma VIP 3 po bëhet çdo ditë e më e tensionuar, ndërsa brenda shtëpisë kanë nisur të formohen grupet e para dhe përplasjet mes banorëve po dalin hapur.
Në qendër të debatit këtë herë janë Sara, Akili dhe Fabjola, të cilët kanë shkëmbyer akuza dhe komente të drejtpërdrejta në lidhje me sjelljen dhe rolin e tyre në lojë. Sara u shpreh e vendosur se nuk është pjesë e konflikteve, duke theksuar se nuk do të përfshihet në sherre, ndërsa reagoi menjëherë ndaj mënyrës se si u përmend nga Akili.
Nga ana tjetër, Fabjola nuk i kurseu ironitë, duke vënë në dyshim kohën e shkurtër të Sarës në fermë dhe duke e cilësuar atë si “tip zhurmuesi”. Debati u zgjerua më tej me përfshirjen e Sonit, i cili iu përgjigj Sarës me tone të drejtpërdrejta, duke mohuar çdo insinuatë.
Sara, në një deklaratë më të gjatë, sqaroi pozicionin e saj në lojë, duke theksuar se nuk ndryshon karakter për hir të formatit dhe se e sheh reality show-n fillimisht si një “reality” dhe më pas si spektakël.
Ndërkohë, Vanesa tregoi se gjendja emocionale brenda fermës nuk është gjithmonë e lehtë, duke theksuar se izolimi dhe energjia e brendshme ndikojnë te banorët.
Pjese nga dialogu:
Sara: Nëse ka një njeri që nuk do të futet kurrë në sherr në këtë shtëpi, jam unë.
Akili: Unë e kuptova mbrëmë te kjo vajza…
Sara: Kjo vajza e ka emrin Sara!
Fabjola: “Unë do ta fitoj”, prit njëherë se sa ke ardhur.
Akili: Sara është ajo figura e nënës.
Fabjola: Sara është tip zhurmuesi.
Sara: Për aq kohë sa jam brenda vetes time, unë protagoniste ndihem, se normalisht kam jetuar dhe mundohem të jem prezente, por qëllimi im nuk ka qenë të jem apo jo protagoniste. Për mua një reality show është një reality njëherë, më pas një show. Kjo jam unë dhe nuk justifikohem me faktin që kjo është një lojë sa herë që dua. Karakterin tim nuk e ndryshoj 30 vjeç.
Mbase Soni ka dashur t’i bjerë tërthorazi për të arritur diku tjetër, unë nuk thashë gjë tjetër përtej normales.
Soni: Unë kur dua t’i bie, i bie drejt, jo tërthorazi. A e ke emrin Sara ti?
Sara: Herën tjetër dëgjoje më mirë…
Vanesa: Kam qenë goxha e rënduar, prej izolimit, energjisë këtu brenda që jo gjithnjë është pozitive, jo prej Akilit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.