Te ndryshme

A po vret policia amerikane më shumë se çdo polici tjetër në botë?

“The Guardian” ka mbledhur të dhënat nga policia amerikane për vrasjet e kryera deri më tani në vitin 2015 dhe i ka krahasuar ato me shtete si Britania e Madhe, Australia, Islanda dhe më tej …

Krahasimi

Është e vështirë të krahasohen të dhëna nga periudha të ndryshme kohore, me metodologji të ndryshme, në pjesë të ndryshme të kohës dhe të arrihet një përfundim vendimtar. Por me anë të një baze të dhënash të personave të vrarë nga policia amerikane këtë vit, mund të nxirren disa përfundime domethënëse. Pjesa tjetër e botës mbetet ende mbrapa me publikimin e numrave.

Nuk mund të mohohet se policia në SHBA është përfshirë në situata më të dhunshme dhe më të armatosura me shtetasit e vet sesa policia në shoqëritë e tjera demokratike dhe të zhvilluara. Duke parë në të dhënat tona, arritëm të kuptonim se SHBA-ja në këtë listë qëndron e vetme.

SHBA – Britani

Është fakt se në 24 ditët e para të vitit 2015, policia në SHBA qëlloi për vdekje më shumë njerëz nga sa vrau policia në Angli dhe Uells së bashku gjatë 24 viteve të fundit. Përtej numrave, sipas sistemit të të dhënave, pati 59 të shtëna fatale nga ana e policisë amerikane për ditët nga 1 janari deri më 24 janar 2015.

Sipas të dhënave të mbledhura nga grupi britanik Inquest, ka pasur 55 të shtëna fatale në total në Angli dhe Uells nga viti 1990 deri në vitin 2014.

Popullata amerikane është rreth gjashtë herë më e madhe se ajo angleze dhe e Uellsit. Sipas Bankës Botërore, SHBA-ja ka një normë pesë herë më të lartë të vrasjeve të qëllimshme sesa Mbretëria e Bashkuar.

SHBA – Islandë

Ka pasur vetëm një të shtënë me pasojë vdekjen nga policia e Islandës në historinë 71-vjeçare të vendit. Në Stokton të Kalifornisë, qytet ky me 25 mijë banorë më pak se e gjithë Islanda e marrë së bashku, pati tri shkëmbime fatale zjarri në pesë muajt e parë të vitit 2015.

Përtej shifrave, duhet theksuar se në vitin 2013, Islanda tërhoqi vëmendjen botërore me një ngjarje të parë në llojin e saj. Përpara këtij viti nuk kishte pasur të shtëna me pasojë vdekjen nga ana e policisë. Nga ana tjetër, tre persona u vranë gjatë 64 ditëve prej 6 janarit deri më 4 mars në Kaliforni.

Norma zyrtare e vrasjeve të qëllimshme në Islandë është aq e ulët saqë nuk ka hyrë fare në listën e Bankës Botërore për çdo 100 000 banorë. Nga ana tjetër, SHBA-ja ka një normë prej pesë vrasjesh për çdo 100 000 banorë.

SHBA – Gjermani

Policia në SHBA ka qëlluar dhe vrarë më shumë njerëz në çdo javë të këtij viti, nga sa ka qëlluar dhe vrarë policia gjermane në të gjithë vitin. Sipas bazës së të dhënave të “The Guardian”, javën e parë të vitit 2015 pati më pak të shtëna fatale nga policia amerikane, ku numri ishte 13. Përllogaritë në Gjermani tregojnë se policia gjermane kishte vrarë gjashtë persona në vitin 2011 dhe shtatë në 2012-n.

Sipas të dhënave gjermane, më shumë persona me ngjyrë dhe të paarmatosur (19) janë vrarë nga policia në SHBA në vitin 2015 nga sa janë vrarë në Gjermani shtetas të çdo race, të armatosur ose jo gjatë vitit 2010 dhe 2011 të marrë së bashku (15).

Popullata amerikane është katër herë më e madhe se ajo gjermane dhe sipas Bankës Botërore, SHBA-ja ka një normë vrasjeje të qëllimshme pesë herë më të lartë se Gjermania.

SHBA – Australi

Policia amerikane qëlloi për vdekje në një muaj të këtij viti më shumë persona nga sa ka raportuar zyrtarisht Australia gjatë 19 viteve. Policia amerikane qëlloi 97 persona në mars 2015, ndërsa një studim i Institutit Australian të Kriminologjisë në vitin 2013 tregoi se 94 persona kishin vdekur nga policia australiane në periudhën 1992 deri në 2011-n.

Në Australi, çdo e shtënë e nxjerrë nga armët e policisë është subjekt i monitorimit kombëtar me ligj. Popullata amerikane është rreth 14 herë më e lartë se ajo e Australisë dhe SHBA-ja ka një normë pesë herë më të lartë vrasjesh të qëllimshme sesa Australia.

SHBA – Kanada

Policia në Kanada qëllon për vdekje rreth 25 persona në vit. Në Kaliforni, një shtet me rreth 10 për qind të popullsisë së Kanadasë, policia në vitin 2015 qëlloi për vdekje tri herë më shumë në vetëm pesë muaj. Deri më tani, policia në Kaliforni ka qëlluar me pasojë vdekjen e 72 personave. SHBA-ja ka një normë vrasjesh të qëllimshme dy herë e gjysmë më të lartë sesa Kanadaja.

SHBA – Finlandë

Sipas të dhënave zyrtare të Finlandës, policia vendase ka nxjerrë nga armët e saj gjatë gjithë vitit 2013 vetëm gjashtë plumba.

*Burimi: “The Guardian”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button