🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,449 ▼ -3.14% ETH $2,004 ▼ -3.05% XRP $1.3388 ▼ -1.41% SOL $83.4700 ▼ -2.81%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

AAK bojkoton Kuvendin e Kosovës deri më 6 prill

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë vendimin që, siç thotë, “bojkotojë Kuvendin e Kosovës” deri më 6 prill, kur pritet të merret vendimi për udhëheqësin e saj Ramush Haradinaj, nga gjykata franceze në Colmar.

Në një kumtesë të tij, Grupi Parlamentar i AAK-së thotë se duke qenë “i bindur se nuk po ndërhyn në sistemin e drejtësisë, shtyrjen e vendimit për lirimin e Ramush Haradinajt, e konsideron padrejtësi në vete”.

Grupi Parlamentar i AAK-së në kumtesën e tij thotë se “të pakënaqur me angazhimin e institucion­eve të Republikës së Kosovës, Presidenti­t, Qeverisë por edhe Kuvendit në përshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt, Grupi Parlamentar i AAK-së merr vendim ta bojkotojë Kuvendin e Kosovës, deri me datë 6 Prill 2017”.

Deputetët e AAK-së, janë të zhgënjyer me neglizhencën që institucionet e Kosov­ës e kanë pasur në Rastin Haradinaj, por edhe në raport me fletarrestet e kundër­ligjshme të Serbisë ndaj shtetasve të Ko­sovës. Ne deputetët e AAK-s­ë, kemi vendosur për këtë masë, me bindj­en se kjo do të kupt­ohet drejt dhe do të nxisë angazhimin e duhur të shtetit të Kosovës në mbrojtjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj”, thuhet në kumtesën e Grupit Parlamentar të AAK-së.

Një gjykatë në Francë ka shtyrë vendimin për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, deri më 6 prill si “një afat shtesë për t’i shqyrtuar argumentet shtesë të deponuara nga Prokuroria Speciale e Serbisë”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.