Kosova

AAK e vendosur, nuk do ta votojë version aktual të Marrëveshjes për Demarkacionin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se Qeveria e Kosovës e ka humbur betejën me opinionin publik sa i përket çështjes së demarkacionit. Përfaqësues të kësaj partie thonë se AAK nuk do ta votojë versionin aktual të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj në një prononcim për Telegrafin tha se gjasat janë reale që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos e votojnë ‘versionin Meha’ të Demarkacionit.

“Argumentet kundër versionit aktual të kufirit, sot janë më të forta dhe më bindëse se sa herën e kaluar. Gjasat, janë reale që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos e votojnë versionin Meha të Demarkacionit. Ai ka problem serioze dhe puna e Komisionit shtetëror nuk ka rezultuar as e saktë e as kredibile”, tha Nitaj.

Ai tha se Qeveria e Kosovës e ka momentin e fundit që çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi ta adresojë në rrugën e duhur, e jo të ngul këmbë me versionin aktual.

“Qeveria e vendit e ka momentin e fundit që çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi ta adresojë në rrugën e duhur, e jo të ngul këmbë me versionin aktual. Druaj se kalimi eventual i këtij versioni të demarkacionit do të ketë pasoja shumë më të mëdha se sa mos votimi i tij. Prandaj duhet që qeveria t’i qaset kësaj çështjeje sipas kriterit që e aplikojnë të gjitha vendet normale. Të provojë që me marrëveshje bilateral me Malin e zi, ta zgjidhë atë. Nëse kjo nuk është e mundur, ekziston arbitrazhi, që nuk e ka shpikur Kosova, por është standard i vendeve demokratike”, shtoi tutje Nitaj për Telegrafin.

Anëtari i Kryesisë i AAK-së po ashtu tha se çështja e demarkacionit nuk është çështje politike e as kauzë e opozitës, por është një çështje nacionale dhe jetike për vendin.

“Kjo nuk është çështje politike, as kauzë e opozitës, por është çështje nacionale dhe jetike për vendin. Situata rreth kësaj teme është komplikuar aq shumë sa që unë nuk po shoh rrugë tjetër, përpos një dakordimi të përbashkët Qeveri-Opozitë, që marrëveshja për kufirin të korrigjohet”.
I pyetur se a do të ketë AAK takim me përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE-së dhe a do të mund AAK-ja të ndërroj qëndrim për demarkacioni pas vizitës së saj në Kosovë, Nitaj tha “Mogherini nuk vjen në Kosovë për Demarkacionin dhe nuk jam në dijeni të ketë takim me përfaqësues të AAK-së”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button