🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,823 ▼0.02%
DOW 47,969 ▼0.45%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 99.28 ▲1.44%
ARI 4,777 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,676 ▲ +0.69% ETH $2,231 ▲ +0.72% XRP $1.3518 ▼ -0.32% SOL $84.5000 ▲ +0.86%
S&P 500 6,823 ▼0.02 % DOW 47,969 ▼0.45 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 99.28 ▲1.44 % ARI 4,777 ▼0.84 % S&P 500 6,823 ▼0.02 % DOW 47,969 ▼0.45 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 99.28 ▲1.44 % ARI 4,777 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

AAK e vendosur, nuk ndërron qëndrim për kryeministrin

ramush-haradinaj-mbledh-partin-euml_hdAleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, ku është shprehur vendosmëria në zbatimin e marrëveshjes së 10 qershorit dhe kandidimit të Ramush Haradinajt për kryeministër.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se marrëveshja e 10 qershorit nuk mund të jetë peng i veprimeve të njëanshme të cilit do subjekt që është pjesë e koalicionit.

“Për më shumë në atë rast përgjegjësia e parë për dështimin eventual të marrëveshjes së 10 qershorit bie mbi atë subjekt politik dhe udhëheqësin e tij”, ka thënë ai.

Më tutje, Isufi shtoi se politika dhe shoqëria kosovare kërkon ndryshime rrënjësore dhe lidership të ri në Qeverinë e Kosovës, në krye me Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj mbledh partinë

Kryesia dhe kryetaret e degëve të AAK-së sapo kanë filluar një mbledhje në selinë e kësaj partie ku pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit politike.

“Pika e kësaj mbledhje do të jetë zhvillimet e fundit në vend dhe institucionet”, tha shkurt kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Marrëveshja mes bllokut LDK-VV-AAK-NISMA ka filluar të lëkundet derisa po shqyrtohet posti i kryeministrit nga LDK dhe AAK.

Përfaqësuesit e bllokut të premten patën një takim në orët e vona.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas këtij takimi pati thënë se derisa nuk ka marrëveshje të re dhe mbetet në fuqi marrëveshja e 10 qershorit, raporton kallxo.com.

Por fundjava ka treguar më shumë se asnjëherë brishtësinë e kësaj marrëveshjeje pasi zyrtarë të të dyja partive kanë polemizuar në distancë rreth kandidatit për postin e kryeministrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.