Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,252 ▼ -2.35% ETH $1,998 ▼ -2.34% XRP $1.3369 ▼ -0.72% SOL $82.9700 ▼ -2.53%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

AAK kërkon debat parlamentar për rastin e Haradinajt

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bëri të ditur se do ta thërrasin një debat në Parlamentin e Kosovës e ku do të propozojnë një rezolutë, për të cilën shpresojnë se do të votohet nga të gjithë deputetët, pa dallim.

GP i AAK-së thekson se zhvillimet e fundit në relacion me Kosovën dhe brenda saj kanë ngritur shumë pikëpyetje e dilema.

“Ndalimi i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj që nga data 4 janar i këtij viti është njëra nga këto zhvillime aspak në të mirë të Kosovës, rajonit dhe stabilitetit të tyre. Shfaqja e pakënaqësisë nga të gjithë qytetarët shqiptarë kudo ku ata jetojnë e veprojnë është dëshmi dhe do të duhej të ishte shtytje për institucionet e Kosovës që të jenë më këmbëngulëse në kërkesën që sa ma parë ish-kryeministri Haradinaj të lirohet dhe t’i kthehet Kosovës”, thuhet në komunikatën e GP të AAK-së.

Sipas deputetëve të kësaj partie, institucionet e vendit do të duhej që sa ma parë të rishqyrtojnë komunikimin me Serbinë i cili po zhvillohet në Bruksel, pa kushte e pa platformën e duhur.

“Institucionet e Kosovës do të duhej t’ia bënin me dije Brukselit se nuk mund të ketë dialog përderisa Serbia nuk ka ndryshuar aspak nga e kaluara kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Shqiptarët. Në këtë kuadër, ne si Grup Parlamentar i AAK-së do të thërrasim një debat në Parlamentin e Kosovës e do të propozojmë një rezolutë e cila shpresojmë që për dallim nga hera e kaluar do të ketë mbështetjen e të gjithëve pa dallim. Ndarjet politike kanë bërë që Kosova dhe qytetarët e saj të harrohen, sepse nga disa me e rëndësishme po duket të jetë të qenit komodë në pushtet se mbrojtja e vendit dhe njerëzve tonë”, thuhet në komunikatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.