AAK mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur 40 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt.
Burime të Telegrafit bëjnë me dije se pas mbledhjes së 40 nënshkrimeve seanca është planifikuar të mbahet sot por për shkak të kushteve atmosferike seanca pritet të mbahet të martën.
Ndryshe, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është arrestuar të mërkurën në Francë në bazë të një flet arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.