☁️
Tiranë 12°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 96.55 ▲2.19%
ARI 4,443 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,415 ▼ -4.57% ETH $1,991 ▼ -4.26% XRP $1.3338 ▼ -2.95% SOL $83.0300 ▼ -5.61%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.55 ▲2.19 % ARI 4,443 ▲0.78 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.55 ▲2.19 % ARI 4,443 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

AAK thërret seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn, këto janë kërkesat për Kuvendin

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë sot kanë bërë kërkesë në Kuvendin e Republikës së Kosovës që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme lidhur me ndalimin e liderit të kësaj partie nga shteti francez.

Mirëpo, se kur mund të mbahet kjo seancë, Nitaj nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete pasi sipas tij varet nga Kryesia e Kuvendit.

“Këtë nuk mund ta them. Varet nga Kryesia e Kuvendit. Ne po kërkojmë të mbahet sot ose nesër”, tha Nitaj për Telegrafin.

Këto janë kërkesa, për të cilën gjë AAK e thërret këtë seancë:

  1. Kthimi në atdhe i Ramush Haradinajt, të konsiderohet detyrë shtetërore.

  2. Të pezullohen bisedimet me Serbinë.

  3. Qeveria të kërkoi tërheqjen e të gjitha fletërresteve të Serbisë për shtetasit e Kosovës.

  4. Të krijohet një mekanizëm që do t’i analizojë kushtet dhe rrethanat për krijimin e një formati të ri të bisedimeve me Serbinë.

  5. Kërkohet dorëheqja e Ministres për Dialog, Edita Tahiri!

Ndryshe, Ramush Haradinaj është arrestuar të mërkurën në Francë, për shkak të një flet arresti të vitit 2004 nga Serbia dhe po vazhdon të mbahet në burg në Francë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.