☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,803 ▼0.06%
DOW 51,862 ▲0.02%
NASDAQ 27,215 ▼0.11%
NAFTA 93.69 ▼0.05%
ARI 4,190 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,746 ▲ +1.55% ETH $2,526 ▲ +0.33% XRP $1.3789 ▲ +0.56% SOL $108.1500 ▼ -0.32%
S&P 500 7,803 ▼0.06 % DOW 51,862 ▲0.02 % NASDAQ 27,215 ▼0.11 % NAFTA 93.69 ▼0.05 % ARI 4,190 ▼0.02 % S&P 500 7,803 ▼0.06 % DOW 51,862 ▲0.02 % NASDAQ 27,215 ▼0.11 % NAFTA 93.69 ▼0.05 % ARI 4,190 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Kosova

Abdixhiku çel fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit: LDK është ngritur në këmbë, e bashkuar fort, nuk ka gjë që na thyen

Ashtu sikurse ishte njoftuar Lidhja Demokratike e Kosovës ka çelur në orën 18:00 fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Në fjalën e tij kandidati i kësaj force politike për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u shpreh se Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritur në këmbë dhe nuk ka gjë që i rrëzon.

“Kohërat ndërrojnë, aktorët vijnë e shkojnë, një gjë nuk ndryshon asnjëherë, LDK njëherë, LDK gjithherë. Sonte nga kjo sallë e mbushur plot, me gjithë këtë mbështetje, le t’i tregojmë gjithë Kosovës se lidhja jonë është ngritur në këmbë, është bashkuar fort, është gati për secilës sfidë që na vjen përpara. S’ka gjë që na rrëzon, s’ka gjë që na trazon, s’ka gjë që na thyen sot, jemi bërë bashkë”, tha ai.

Duke shpalosur programin qeverisës, Abdixhiku premtoi dyfishim të pensioneve. Sipas tij, nuk do të jetë asnjë pension më pak se 300 euro. Ai ka folur gjithashtu edhe për përkrahjen që do t’ia bëjnë nënave dhe fëmijëve.

“Dyfishim të pensioneve; pa asnjë pension nën 300 euro. Sepse një Republikë serioze nuk e lë askënd pas. Me 200 euro në muaj për secilin të porsalindur, për plot një vit. Me shtesa mujore për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeçare. Me mbështetje të drejtpërdrejtë për gratë kujdestare”, tha Abdixhiku.

Gjatë fjalës së tij Abdixhiku u zotua publikisht se nuk do të rriten çmimet e energjisë në mandatin e tij, ndërsa premtoi edhe ndërtimin e një centrali të ri me gaz amerikan

“Më lejoni të jap një zotim publik sot. Se çmimet e rrymës nuk do të rriten në mandatin tonë. Moratorium i plotë për tre vite. Do ta ndërtojmë po ashtu centralin e ri me gaz, edhe atë gaz amerikan – 500 megavat energji për Kosovën. Që të mos djegim më qindra miliona euro çdo vit duke importuar energji. Që Kosova të mos jetojë më me krizë artificiale energjetike, por me siguri energjetike”, tha Abdixhiku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.